Gjykata dënon vrasësit e Marvi Mihalit. Prindërit shpërthejnë në mallkime

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për vrasësit e Marvi Mihalit, vendim ky që është kundërshtuar nga prindërit e tij.

Gjykata vendosi dënimin me 19 vite burg për Dejvis Bitrajn dhe nga 12 vite burg Eugen Bitrajn dhe vëllezërit Kridens dhe Marsel Allën, në akuzën e vrasjes së të riut Marvi Mihalit.

Por ky vendim nuk është pëlqyer nga prindërit e Marvit të cilët kanë shpërthyer me mallkime e akuza ndaj gjyqtarëve.

“Sot djalit tim i ka lëviz pllaka e mermerit në varr. Sa të kem jetë të gjithë ata që janë përlyer në këtë histori të ndryrë do të përgjigjen, kjo është tallje, ai e theri, i nguli thikën dhe gjykatësi ndryshon kualifikimin e vrasjes, heq paramendimin, lë vrasje në bashkëpunim me dashje, që të abuzojnë me vendimin. Nuk i bëhet vonë që vdiq djali im, fatin tim të zi e provofshin gjykatësit, në radhë të parë”, –  tha nëna e Marvi Mihalit.

Ndërsa babai Pavllo Mihali tha: “Mallkimi i tim biri i ndjektë këta plehra, si i ndërrojnë falsifikimin, ç’është kjo drejtësi”.

Skip to toolbar