Zyrtarët e Bashkisë së Burrelit dhe militantët e PD-së kanë sulmuar KZAZ-në nr. 16 dhe i kanë vënë zjarrin materialeve zgjedhore duke zbatuar kështu dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, zyrtarët e bashkisë ia kanë dalë që t’i nxjerrin jashtë materialet zgjedhore dhe t’i vënë flakën, siç duket edhe në pamjet që ofrohen në videon e mëposhtme.
Gjatë të mërkurës ka pasur sulme në pothuajse të gjithë KZAZ-të që ndodhen në bashkitë e PD-së, duke mos lejuar në këtë mënyrë zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Por nga ana tjetër policia ka vepruar duke arrestuar të gjithë ata persona që shkaktuan incidente një ditë më parë në Shkodër dhe Tropojë.