Matura Shtetërore nis më 7 qershor. Ndryshon struktura e testit

Matura Shtetërore këtë vit nis me provimin e parë që do të jepet në datën 7 qershor kur maturantët do të testohen për Gjuhën e Huaj. Pesë ditë më vonë maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, në datën 17 qershor do të japin Matematikën dhe më 24 provimin me zgjedhje.

Pra gjithsej maturantët këtë vit do të japin 4 provime dhe jo 5. Por ndryshe nga viti i kaluar, maturantët do t’i nënshtrohen një vlerësimi të dyfishtë, profesional dhe elektronik për pyetjet me alternativa.

Mësohet se në test do të ketë më shumë pyetje me alternativa, ndërsa është shtuar numri i pyetjeve, nga 50 në 60 të tilla.

Risi e këtij viti është fakti që maturantët e pakënaqur kanë mundësi të aplikojnë online për të marrë një kopje të testit të Maturës, pa pasur nevojë t’i drejtohen zyrës arsimore më të afërt dhe pa paguar asnjë tarifë.

Skip to toolbar