Icardi perfekt për PSG, ‘shtëpia e lojtarëve të padisiplinuar’

Ish-sulmuesi italian Paolo Di Canio ka folur për Mauro Icardin, pasi ish-sulmuesi i Interit u transferua te Paris Saint-Germain.

Paolo Di Canio tha se nuk është i befasuar nga transferimi i Mauro Icardi te Paris Saint-Germain pasi kampionët e Ligue 1 janë “shtëpia natyrale e lojtarëve të padisiplinuar”.

Ish-kapiteni i Interit, Icardi iu bashkua PSG-së në një marrëveshje fillestare në formë huazimi deri në fund të vitit të ardhshëm.

PSG ka mundësinë ta blejë Icardin, i cili gjatë merkatos së verës ishte i lidhur me Napolin dhe Juventusin në një transferim që shkonte deri në 70 milion euro.

Ish-sulmuesi i Lazio, Juve, Napoli dhe AC Milan, Di Canio foli për Icardin pas transferimit të tij në kryeqytetin francez.

“Maurito shënon gola vetëm nga krosimet në anësore. Ai është i paaftë të bëjë gjëra të tjera, që një sulmues modern duhet të jetë në gjendje të bëjë”.

Icardi, i cili mbërriti në Inter nga Sampdoria në 2013, shënoi 111 gola në Serie A dhe 124 gola në të gjitha garat duke u bërë lojtari i tetë në listën e golashënuesve në historinë e Interit.

Skip to toolbar