Guardiola te Juventus, mediat në Itali e bëjnë fakt të kryer!

Një lajm i bujshëm është publikuar në media mëngjesin e sotëm, teksa thuhet se Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Sipas Radio Sportiva në Itali, trajneri aktual i Manchester City-t ka rënë dakord të bashkohet me klubin italian për të zëvendësuar Allegrin.

Gazetari italian i Radio Sportiva, Adriano Del Monte, shkruan në një mesazh në rrjetin social Twitter se Guardiola ka zhvilluar një takim me drejtorin sportiv të Juventus Fabio Paratici. Ai shkruan se palët kanë “rënë dakord” për një marrëveshje katërvjeçare.

Takimi, sipas gazetarit italian, është zhvilluar të martën në Milano ku palët kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të ndërmjetëm.

Lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga asnjëra palë, ndërsa pak ditë më parë Guardiola deklaronte se nuk do të shkonte kurrë në Itali.

Skuadra nga Torino kërkon një trajner profesionist dhe që di se si fitohen trofe të rëndësishëm në Europë, të cilët mungojnë shumë në shtëpinë “Agnelli”.

Skip to toolbar