Operohet Andi Lila, mbyllet sezoni për mesfushorin (foto)

Andi Lila i është nënshtruar një operacioni në menisk ditën e sotme. Mesfushori i kombëtares shqiptare, që aktivizohet me PAS Giannina në Greqi, e ka kaluar me sukses operacionin ditën e sotme. Lajmin për këtë e ka dhënë vetë Lila, i cili ka reaguar në rrjetet sociale duke publikuar një foto nga spitali pas operacionit.

Faleminderit Zot, gjithçka shkoi mirë. shpresoj të rikthehem sa më shpejt dhe më i fortë”, – shkruan Andi Lila në postimin e tij në Instagram.

Andi Lila ishte pjesë e lojtarëve të grumbulluar në ekipin tonë kombëtar për ndeshjet e muajit mars, mirëpo nuk ia doli të vijonte në grumbullim për shkak dëmtimi.

Sapo Andi Lila ka publikuar foton në rrjetet sociale, i shtrirë në krevat pas operacionit, kanë ardhur dhe komentet e futbollistëve të tjerë të kombëtares, të cilët i kanë uruar shërim të shpejtë.

Ndërkohë, pas këtij operacioni futbollisti do t`i duhen disa javë kohë për t`u rikthyer në fushën e lojës, megjithëse ky sezon duket i mbyllur për futbollistin shqiptar.

Skip to toolbar