Nesër luhet finalja e basketbollit, tifozët e Teutës akuzojnë klubin e Goga Basket!

Nesër do të luhet finalja e pestë dhe e fundit e kampionatit të basketbollit për meshkuj mes Goga Basket dhe Teutës. Katër takimet e para janë mbyllur në barazim 2-2, duke e lënë për ndeshjen e fundit çështjen e titullit kampion në Superligën e meshkujve.

Ndeshja do të luhet në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, ku pritet të ketë një atmosferë të zjarrtë tifozerie. Mirëpo klubi pritës, Goga Basket, sipas tifozëve të Teutës nuk i ka shitur asnjë biletë tifozëve të saj. Për këtë arsye tifozët e Teutës kanë bërë dhe një reagim publik në rrjetet sociale.

“Duke marrë shkas nga reagimet e sotme të dyja klubeve finaliste të superligës Shqiptare të basketbollit. Ku thuhet se ekipi i Goga Basket ka vendosur që mos të shesë asnjë biletë për tifozerinë Durrsake por duke ja dhuruar “çunave” nga Shijaku për të krijuar sado pak atmosferë artificiale në “Dhimitraq Goga” dhe për të vënë në veshtirësi gjoja ekipin e TEUTËS”.

“Ketu ekipi i Goga Basket sapo bëri ndarjen përfundimtare nga të qenurit ekip “Durrsak”. Sporti luhet për tifozë dhe sportdashësh, kur ju përjashtoni 80% të dashamirësve te sportit Durrsak vetëm për inate personale këtu ka mbaruar qytetaria, sepse të dëmtuarit e vetëm nga kjo lojë janë vetëm DURRSAKËT ! #ForcaTEUTA”.

Skip to toolbar