Vuajtjet me shpimin e gomave apo shfryrjen e tyre nuk do të jenë më pjesë e së ardhmes. ”Michelin” dhe ”General Motors” (GM) kanë bashkuar forcat për të sjellë gomën e parë pa ajër në treg deri në vitin 2024.
Të quajtura “Unique Punctureproof Tire System” (UPTIS) ato do të kenë një strukturë të lehtë dhe të fuqishme që mund të përballojë gunga dhe relieve të vështira rruge. Kjo gomë e përbërë nga tekstili me lesh xhami me rezinë dhe një rrotë alumini as nuk mund të shpërthej dhe as nuk mund të dëmtohet nga ashpërsia e asfaltit.
“Krijimi i kësaj gome do të sjellë më pak stres dhe më shumë paqe mendore, duke e ditur se nuk ka më rrezik të gjesh veten në anën e rrugës për shkak të një gome të shpuar” tha kompania.
Këto goma do të kenë një jetëgjatësi më të madhe dhe janë më miqësore me mjedisin. Gjithashtu çmimi i saj do të jetë i lirë dhe i përballueshëm për pjesën më të madhe.