Bosnje-Hercegovina pro “Shengenit ballkanik”

Bosnje-Hercegovina do t’i bashkohet projektit “Shengeni Ballkanik”. Projekti i cili u iniciua fillimisht nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, pritet të heq barrierat kufitare si për mallrat ashtu dhe për njerëzit. Takimi për firmosjen e marrëveshjes do të mbahet më 10 nëntor në Ohër, ku do të jenë të ftuara edhe Mali i Zi dhe Kosova.

Ministri i Tregtisë së Bosnje-Hercegovinës,  Mirko Šarović tha se nga kjo iniciativë vendi do të përfitonte nga rritja ekonomike.

“Kur kjo iniciativë të finalizohet do të ketë një ndikim thelbësor në rritjen ekonomike të të gjitha shteteve që duan të bëhen pjesë. Për Bosnjën do të jetë shumë e dobishme, ekonomia do të rritej”, tha Šarović.

Albin Kurti tha për “Real Story” se do të pranonte çdo ftesë për konferencat rajonale, ndërsa nuk shprehur as kundërshtimin dhe as pranimin e Kosovës për Shengenin Ballkanik. Kurti tha se fillimisht do diskutojë me Ramën për këtë çështje pas mandatimit të tij si kryeministër , ndërsa bëri thirrje të kihet kujdes nga Serbia.

“Mini Shengeni”, Cakaj: Qëllimi të heqim kufirin Serbi-Kosovë

Ministri Cakaj sqaroi nga studio e “Real Story” se “mini Shengeni” brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka për qëllim të krijoj një Jugosllavi të re dhe as si një kundërpërgjigje me zëvendësimin e procesit të integrimit në BE por të heq kufirin Serbi – Kosovë. Cakaj tha se kjo do vijë si pasojë e heqjes së barrierave kufitare mes vendeve dhe burokracive dhe do të rrisë kapacitete tregun ekonomik.

“Ne duhet të rimendojmë hapësirën tonë ekonomike në mënyrë që të kemi një kontribut më të mirë dhe të gjerë në rajonin tonë. “Mini Shengen” ka si qëllim largimin e barrierave kufitare dhe pengesave burokratike mes vendeve. Ideja ka qenë thellimi i bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në shërbim të integrimit në BE. Këtu nuk ka asnjë lidhje me krijimin e një Jugosllavie të re dhe as me zëvendësimin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.” tha Cakaj

I pyetur nga gazetari Sokol Balla se heqja e këtyre barrierave kufitare do ndodh edhe mes Serbisë dhe Kosovës, Cakaj tha se ky është qëllimi përfundimtar i këtij “mini shengeni” por që nuk pritet që kjo gjë të ndodh nesër.

“Ai është një qëllim përfundimtar mes Serbisë dhe Kosovës, por që nuk mund të ndodh dot që nesër.” tha Cakaj  / Real Story

Skip to toolbar