Barcelona kërkontë mos ketë më asnjë marrëveshje për transferim lojtarësh nga agjenti i famshëm Mino Raiola. Ky vendim ka ardhur pasi Raiola i “rrëmbeu” Barçës një talent si Xavi Simons, i cili firmosi për Paris Saint-Germain. Largimi i lojtarit ka pasur një ndikim të rëndësishëm në klub. Ndryshe nga të rinjtë e tjerë që janë larguar, shqetësimi nuk ka të bëjë me humbjen e një lojtari kishte premisa për të pasur një karrierë të mirë në ekipin e parë.
Në vend të kësaj, është ndarja përfundimtare me agjentin e lojtarit. Gjithçka ka ndodhur kur mediat kanë zbuluar se Raiola kishte marrë Simons. Por ky nuk është rasti i vetëm, pasi Raiola është dhe agjenti i Matthijs de Ligt, ish-qendërmbrojtësit të Ajax që pak ditë më parë u transferua te Juventus.
De Ligt shprehu dëshirën për të shkuar te Barcelona, por Mino Raiola ndërhyri duke penguar transferimin pasi kërkonte një vlerë të konsiderueshme si përqindje përfitimi nga kontrata e transferimit të lojtarit. Barcelona nuk pranoi të përmbushte kërkesat e Raiolës, ndaj ai vendosi të mos lejonte De Ligt të shkonte në Camp Nou. Kështu, Juventusi pranoi të ofronte shumën që kërkonte Raiola, duke rrëmbyer shërbimet e talentit 19-vejçar holandez. Tani Barcelona e ka të qartë, sa më pak kontakt me Raiolën, aq më mirë me të.