Vendim i hidhur për Arsenalin, Mkhitaryan nuk do të jetë në finalen e Europa League!

Arsenal do të përballet me Chelsea në finale e Europa League pas pak ditësh, ku të besuarit e Unai Emery do të synojnë të fitojnë kupën e vogël europiane. Megjithatë, ende pa ardhur dita e ndeshjes, skuadra e Arsenal është përballur me problemet e para.

Është klubi që ka njoftuar se një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, do të mungojë në finale ndaj Chelsea. Bëhet fjalë për Henrikh Mkhitaryan, i cili nuk mund të udhëtojë me klubin për finale e UEFA Europa League në Azerbajxhan.

Ky vendim për futbollistin nga Armenia është marrë nga klubi së bashku me familjen e Mkhityarian. Shkak është situata politike mes vendit të orgjinës së lojtarit dhe vendit ku do të organizohet finalja e madhe e UEFA Europa League.

Arsenal, edhe pse nuk do të ketë një lojtar të rëndësishëm në finale, nuk ka dashur të rrezikojë jetën e futbollistit, ndonëse nga UEFA dhe vendi organizator janë dhënë të gjitha garancitë për sigurinë e tij.

Skip to toolbar