Katastrofë mjedisore në Kili, me mijëra litra nafte derdhet në det

Një nga zonat më të bukura, me ujin më të pastër dhe ekosistemin më të gjallë në Kili është shkatërruar për shkak të derdhjes së rreth 40 000 litra naftë në të.

Kjo ndodhi si pasojë e një incidenti në terminalin e një kompanie minerare që ndodhet në një ishull në Patagoni.

Përballë kësaj urgjence, autoritetet kanë dërguar patrulla detare dhe specialistë në mënyrë që të reduktojnë sa të munden dëmet e shkaktuara nga derdhja e hidrokarbureve në det.

Zbulohet naftë në Shpirag

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtorin e Shell, se është zbuluar naftë në zonën e Shpiragut në Berat.

Ministrja tha se ky është një lajm mjaft i mirë për Shqipërinë pasi ndikon drejtëpërdrejtë në hapjen e vendeve të reja të punës, në rritjen e punësimit, si dhe në rritjen ekonomike në tërësi.

Menjëherë pas këtij lajmi, ministrja tha se kompani të tjera kanë shprehur shprehur që tani interesin e tyre për të ardhur në Shqipëri.

“Unë do desha që të kalonim më në detaje pasi është një ditë e shënuar për industrinë e naftës dhe gazit, por edhe dhe një ditë e shënuar për rritjen ekonomike të vendit. Pas disa vitesh aktiviteti kërkues dhe vlerësues në Shqipëri, kompania SHELL Abstream Albania, konfirmon potencialin e zbulimit të rëndësishëm të naftës në bllokun dy dhe tre në zonën e Shpiragut Berat.

Ky zbulim ka një rëndësi të veçantë pasi mund të jetë i pari i naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri. Kompania Shell ka qenë këmbëngulëse, në punimet e saj në pusin Shpirag 4, ku rezultatet e mëparshme kanë konfirmuar cilësinë e naftës së papërpunuar dhe ekzistencën e rezervave të mundshme të naftë, gjithashtu rezultatet e fundit konfirmojnë se struktura e rripit naftëmbajtës është me porozitet të lartë, duke nxjerrë naftën me lehtë dhe më pak të kushtueshme.

Ky zbulim i jep SHELL garanci për të vijuar punimet në Shpirag 3, e për të përfunduar më pas programin e vlerësimit. Në fund të fazës së vlerësimit, nëse pusi përbush pritshmëritë, SHELL do fillojë prodhimin në tregun e naftës dhe gazit në Shqipëri. Prodhimi aktual i naftës së papërpunuar, është 18 mijë fuçi në ditë, nga ky pus, potenciali është të prodhojë disa mijëra fuçi në ditë, gjë që vërteton rëndësinë e këtij zbulimi.

Ky zbulim do ketë implikime të rëndësishme ekonomike si për kompaninë edhe për vendin. Sipas marrëveshjes së hidrokarbureve Shqipëria përfiton pjesën e saj të prodhimit, rend minerare, pjesën e prodhimit, tatim fitimin që në fuçinë e parë. Do stimulohet punësimi, do rritet furnizimi me naftë në rafineritë vendase. Do krijojë standarde më të larta, konfirmimi i këtij zbulimi i hap rrugë investimeve të ardhme. Jemi në kontakte me kompani të tjera të mëdha që kanë shprehur interes për investime në të ardhmen, por sqaroj se jemi në fazat e hershme”, është shprehur në konferencën e sotme për shtyp ministrja, Balluku.

Live 🎥 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Shell Upstream Albania, z.Rohan D’Souza lidhur me zbulimin e rëndësishëm të naftës në Bllokun 2 dhe 3 në zonën Shpirag të Qarkut Berat, çka është dhe zbulimi i parë i një vendburimi të ri të naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri

Gepostet von Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë am Montag, 27. Mai 2019
Skip to toolbar