Ndërtimi i stadiumit, puna e parë e Gjicit si kryetar bashkie në Kukës

Të hënën më 5 gusht në Kukës do të nisin zyrtarisht punimet për ndërtimin e stadiumit të ri të këtij qyteti. Me anë të një komunikate zyrtare, ka njoftuar se “kreu i bashkisë Kukës, (dhe president i ekipit të futbollit) Safet Gjici do të inagurojë fillimin e ndërtimit të impantit të ri sportiv, fusha e të cilit do të jetë me bar natyral, standarde europiane si dhe kapacitet deri në 8 mijë shikues, duke plotësuar kështu elementët për të zhvilluar në këtë stadium ndeshjet ndërkombëtare”.

Investimi për ndërtimin e këtij stadiumi kap një shifër prej 5 milion eurosh. Ky investim do të mundësohet nga fondet e Qeverisë shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Punimet pritet të zgjatin një vit duke bërë që sezonin e ardhshëm skuadra verilindore e vendit të ketë një stadium të ri për zhvillimin e ndeshjeve.

Sezonin që lam pas Kukësi nuk arriti të luante asnjë ndeshje zyrtare në stadiumin “Zeqir Ymeri”, pasi FSHF nuk e licencoi stadiumin për shkak se nuk përmbushte kriteret e kërkuara. Në këto kushte, Kukësi u detyrua që të gjitha ndeshjet t`i zhvillonte jashtë fushës së tij, dhe në shumicën e rasteve pa pasur mbështetjen e asnjë tifozi.

Skip to toolbar