Shfaqet Nardi: Juncker, o by….im!

Është shfaqur sërish në rrjet kreu i PDK-së, Nard Ndoka. Këtë herë duke sulmuar presidentin e KE-së.

Duket se Ndoka është mërzitur shumë për shkak se Juncker doli kundër vendimit të Metës për të anuluar datën e zgjedhjeve.  

“Rëndë ky Juncker; pijanec dhe tendencë për lgbti! Të keqen e Knutit! Ky i din zgjedhjet lokale në Prill, pupu, mirë që nuk e kemi në Shtator!”, shkruan Ndoka.

Ndoka nuk sqaron nëse mendon se Presidenti i KE-së, është pjesëtar i LGBTI-së apo sharja e tij ka nocion shqiptar. Ju kujtohet barcaleta me djalin emigrant që kthehet në Shqipëri dhe i thotë të atit se kishte zbuluar se ishte Gay dhe babai që i përgjigjet: Bir pse i bie nga larg? Gay është Elton John,. Ti thuaje troç që je by…im”.

Çfarë ndodhi sot në tryezën e opozitës? Nga Mediu te Kryemadhi, krerët që firmosën

Deri tani janë 8 parti politike që firmosën sot marrëveshjen për krijimin e Koalicionit Opozitar, që si kusht parësor për t’u futur në zgjedhjet e 30 qershorit ka krijimin e një qeverie teknike.

I pari që u fut në takim me Bashën dhe që nënshkroi marrëveshjen ishte kryetari i PR, Fatmir Mediu i shoqëruar nga anëtarë të partisë së tij. Në fjalën e tij për mediat, Mediu tha se kjo marrëveshje ka për qëllim të krijojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për shqiptarët.

Pas tij marrëveshjen me 10 pika e nënshkruan kreu i PBDNJ Vangjel Dule dhe kreu i PAA, Agron Duka.

Më pas në tryezën që kryesohet nga Basha, i cili shoqërohej nga ish deputetët, Gazmend Bardhi, Edmond Spaho, Edi Paloka, dhe ish-presidenti Bujar Nishani, u ul kreu i PDK Ndark Ndoka. Në fund të takimit Ndoka u shpreh se ky ishte një hap drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai tha se Rama ka mbetur i vetëm.

Pjesë e koalicionit opozitar ka vendosur të jetë edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i cili pas nënshkrimit të marrëveshjes tha se “kjo është beteja jonë ndaj Rilindjes”.

Shpëtim Idrizi i PDIU-së, shoqërohej nga ish deputetja e PD-së, Mesila Doda në firmosjen e marrëveshjes. Idrizi u shpreh se opozita është garante e pluralizmit politik dhe marrëveshja ka për synim realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Marrëveshja për krijimin e Koalicionit Opozitar i firmos edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila në këtë takim shoqërohej nga Petrit Vasili, Luan Rama, Erisa Xhixho, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari.

Ashtu si dhe të tjerët, Kryemadhi tha për mediat se kjo marrëveshje do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo thjeshtë votime.

“Aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm. Tani të gjitha kanë strategjinë re opozitës. Kjo vjen si rezultat i të gjithë kësaj axhende përballë një shtetit të kapur. Axhenda garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Them zgjedhje sepse votime ka bërë edhe Enver Hoxha po populli nuk ka zgjedhur kurrë. Për sa i përket të gjithë procesit, kjo marrëveshje është flamuri i shpresë për të rinjtë dhe të rejat”, tha Kryemadhi.

Marrëveshja e Koalicionit Opozitar që u nënshkrua sot

1. Krijimin e një Koalicioni të Bashkuar Opozitar dhe Qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.

2. Partitë nënshkruese të këtij Koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

3. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një Qeverie Tranzitore me mandat të posaçëm për:

(i) Kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

(ii) Përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare dhe vendore në Shqipëri.

(iii)Realizimin e reformës zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, si dhe eleminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

(iv) Krijimin e klimës së besimit për zbatimin e reformës në drejtësi jashtë çdo ndërhyrjeje politike.

(v)  Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për antarësimin në Bashkimin Europian dhe ndërmarrjen e çdo reforme të nevojshme për këtë qëllim.

4.Në mbrojtje të demokracisë dhe tëzgjedhjeve të lira e të ndershme, partitë nënshkruese të këtij Koalicioni angazhohen të mos lejojnë asnjë farsë elektorale, të organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës.

5.Pamundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e tyre të pista, të realizohet përmes përshkallëzimit të aksionit opozitarnë të gjithë vendin.

6.Rikonfimojmë vullnetin tonë se Integrimi Europian i Shqipërisë është rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur. Shprehim vendosmërinë tonë të plotë për të ndërmarrë çdo hap, që bën realitet rrugëtimin e pandalshëm dhe të shpejtë të Shqipërisë në familjen europiane.

7. Angazhohemi për të unifikuar dhe miratuar një Platformë të Përbashkët për çlirimin e ekonomisë ngaoligarkia dhe krimi me mbështetje qeveritare. Ky trinom është përgjegjës për rritjen e papunësisë, largimin e investimeve të huaja, falimentimin e fermerëve dhe sipërmarrjes private.Kjo Platformë e Përbashkët ka për qëllimnxjerrjen e vendit nga kriza e rëndë ekonomike për të krijuar punësim, zhvillim,mirëqenie dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

8. Angazhohemi për luftë pa kompromis ndaj krimittë organizuar, korrupsionit dhe pastrimittë parave të pista, si pengesa kryesore për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit, sigurinë dhe mirëqeniene qytetarëve.

9.Mbështesim çdo qytetar, të drejtat dhe liritë themelore të të cilit dhunohen nga veprimet arbitrare të institucioneve shtetërore.

10.Angazhohemi për një marrëdhënie politike dhe elektorale me çdo individ apo parti politike, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe integritetit të nënshkruesve.

Skip to toolbar