Kryeministri Rama ka bërë një ndryshim në kabinetin e tij të këshilltarëve duke emëruar një këshilltar të ri. Ai është Dritan Palnikaj, i cili më parë ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, që drejtohet nga Sandër Lleshaj.
Në vend të Palnikajt në këtë post është emëruar Plarent Ndrecaj.
Plarent Ndreca ka mbajtur poste të rëndësishme në Ministrinë e Arsimit dhe në atë të Mjedisit.
Ai ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm pranë Ministrisë së Arsimit. Ndërsa, më pas kaloi sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit të drejtuar nga Blendi Klosi.
Ndërkaq, Dritan Palnikaj që ka marrë postin e këshilltarit të Kryeministrit Rama, është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme më datë 29 mars 2018. Më herët ka mbajtur detyrën e Këshilltarit të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.
Ka punuar Avokat, përfaqësues i institucionit në Gjykatë si dhe inspektor jurist pranë AKKP.