Zëvendës Ministri i Mbrojtes, Petro Koçi ka monitoruar ecurinë e punës për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga Tërmeti i 1 qershorit në Qarkun e Korçës. Sipas Petro Koçit, ndërtimi i 40 banesave nga themelet është duke ecur me ritme të mira, ndërsa po punohet edhe për rikonstruksionin e 80 banesave, që u dëmtuan gjatë tërmetit në disa fshatra të Korçës.
“3 ekipe nga Instituti i Ndërtimit po punojnë në terren për projektin për ndërtimin e 40 banesave dhe rikonstruksionin e 80 të tjerave në qarkun e Korcës. Procesi thuajse ka përfunduar në Bashkitë e Korcës dhe Kolonjës dhe së shpejti edhe në Bilisht’.
“Janë bërë nëj sërë procesesh vlerësimi dhe rivlerësimi në mënyrë që cdo gjë të përfundojë me objektivitet dhe në fund të respektojmë afatin e premtuar nga qeveria. Do të jenë 40 banesa të ndërtuara nga e para,’ tha ndër të tjera Koci.
Nga tërmeti i rënë gjatë muajit qershor në Korçë, u dëmtuan mbi 100 banesa, 40 prej të cilave u klasifikuan si të pabanueshme totalisht. Qeveria ndërhyri menjëherë duke marrë masa që banesat e dëmtuara nga tërmeti të rindërtoheshin apo të rikonstruktoheshin. Fshati Floq në Korçë ishte më i prekuri nga dëmet e tërmetit të 1 qershorit.