Dogji makinën e nënës së tij, policia arreston të riun në Vlorë

Të hënën në qytetin e Vlorës u dogj një mjet tip Renault Clio. Ngjarja ndodhi në zonën e Skelës, ndërsa mjeti në pronësei të shtetases me inicialet A.K., u dogj plotësisht. Policia nisi hetimet menjëherë pas ngjarjes për të vënë përpara ligjit autorin.

Në lidhje me këtë rast, uniformat Blu të Vlorës grumbulluan disa prova, të cilat hodhën dritë mbi autorin e ngjarjes. Kështu, pasi u verifikuan provat, policia arriti të identifikonte autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në fakt, autori i djegies së makinës është 23-vjeçari me inicialet K.K., djali i pronares së mjetit.

Specialistët e hetimit të krimit kanë zbuluar se ky shtetas i ka vënë zjarrin mjetit të nënës së tij, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Ende nuk dihet arsyeja pse i riu i vuri zjarrin mjetit të nënës së tij.

Skip to toolbar