Feronikeli reziston 67`, New Saint e largon nga Championsi (mbetet vetëm Partizani)

Feronikeli i është bashkuar Shkëndijës së Tetovës në rrugën e kthimit në turin e parë kualifikues të Champios League. Skuadra kosovare është eleminuar nga uellsianët e New Saint, të cilët fituan me rezultatin 1-0 ndeshjen e kthimit në Prishtinë, pas barazimit 2-2 në Uells. Do të mjaftonte një barazim pa gola për Feronikelin për të vijuar më tej në aventurën e Champions League, por ekipi kosovar ka rezituar vetëm 67 minuta, pasi Ebbe i ka ndëshkuar “Dardanët”, duke mjaftuar për të kualifikuar ekipin e tij.

Ka qenë një gol i ardhur nga pakujdesia e mbrojtjes së Feronikelit, që i la hapësira të mëdha Ebbes në minutën e 67`, duke realizuar me kokë një gol me shumë vlerë për New Saint. Megjithatë, pjesa tjetër e ndeshjes ka folur për skuadrën kosovare, që pavarësisht balancimit në mbajtjen e topit, ka tentuar shumë herë portën, por mbrojtja dhe portieri mik, nuk lejuan që topi të shkonte në rrjetë.

Partizani është i vetmi ekip shqiptar, që mbetet të luajë pas 24 orësh në Champions League kundër Qarabag, nga ku do të mësojë nëse do të vijojë aventurën në turin e dytë kualifikues të Champions League, apo do të kthehet në shtëpi si Shëkndija e Tetovës dhe Feronikeli në Kosovë. Ndeshja e parë  në Tiranë mes Partizanit dhe Qarbagut, përfundoi në barazim 0-0, një rezultat ku “Demave”, do t`u mjaftonte një fitore minimale 1-0 të mërkurën, për të vijuar më tej aventurën.

Skip to toolbar