Emrat e 28 viktimave, Xhaçka e përlotur: Nuk i kthejmë dot mbrapsht

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka doli në konferencë për mediat të mërkurën pasdite, ku bëri builancin e situatës pas tërmetit. Ashtu si çdo qytetar tjetër shqiptar, edhe Ministrja Xhaçka tregoi se tërmeti ka shkaktuar frikë dhe ankth edhe me lëkundjet që vijojnë të përsëriten. Duke u shprehur se të gjitha dëmet materiale do të rikuperohen, pavarësisht kohës që do duhet, Xhaçka u shpreh se jetët e humbura nuk do të kthen dot më mbrapsht.

“Por ka diçka që nuk mund ta kthejmë më mbrapsht. Askush nga ne nuk mundet. Janë 28 jetë të humbura, qe lene pas një boshllëk që askush nuk e mbush dot. E di që fjalët janë të tepërta e asgjë s’mund t’i ngushëllojë familjet e tyre për humbjen. Por në një shenjë respekti per jetët e humbura, dua të ndaj sot me të gjithë qytetarët emrat e të 28 fëmijëve, vajzave, djemve burrave e grave që nuk arritën ti mbijetonin kësaj tragjedie, për t’i kujtuar së bashku në këto orë dhimbjeje e ngushëllimi për të gjithë”, Ministrja duke u përlotur.

Më pas ajo lexoi listën e emrave të viktimave të konfirmuar zyrtarisht deri tani.  

Në Durrës kahë humbur jetën:

1-         Amelia Lala, 8 vjeç

2-         Esiela Karanxha, 8 vjeç

3-         Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç

4-         Sadik Qato, 85 vjeç

5-         Isah Abazi, 29 vjeç    

6-         Flatar Zenelaj, 64 vjeç

7-         Eviola Broshka, 28 vjeç

8-         Kristi Reçi, 24 vjeç

9-         Sehadete Lala, 79 vjeç

10-       Djena Karanxha

11-       Eduart Reçi

12-       Shemsedin Abazi

Në Krujë:

1.         Ariela Lala 4 vjeç

2.         Bukurije Leka

3.         Erisa Cara

4.         Fatmira Cuka 44 vjeç

5.         Selvie Lala 77 vjeç

6.         Saimir Greku

7.         Kristjan Preçi 26 vjeç

8.         Sardi Cuka 18 vjeç

9.         Hajrie Vata 65 vjeç

10.       Klevis Çupi (Aliu)  34 vjeç

11.       Drita Cakoni    58 Vjeç

12.       Pëllumb Greku 57 Vjeç

13.       Çelike Grupieku  57 Vjeç

14.       Hajredin Çupi, 66 Vjeç

15.       Kastriot Cakoni

Ndërsa në Lezhë:  Marjan Preçi 25 vjec –  u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga. Për pasojë Marjan Preci ka humbur jetën.

Skip to toolbar