Operatori i Shpërndarjes së Energjisë
Elektrike, vijon rikonstruksionin e rrjetit elektrik në kryeqytet. Të premten në
datën 18 tetor, disa zona të Tiranës do të kenë kufizime të energjisë elektike.
Sipas një njoftimi të OSHE, të premten do të
ketë stakime të energjisë elektrike në rrugët “Albanopoli” “Albanopoli”, “Arben
Broci”, “Hysen Xhura”, “Vath Koreshi”, “Mihal Grameno”, “Haki Shehu”, “Kolë
Kamsi” dhe “Rruga e Xibrakëve”.
Kufizimi i energjisë fillon paradite në orën
09:00 dhe rikthehet në orën 15:00 të pasdites.
Prej kohës, OSHE është duke ndërhyrë në
rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Tiranë, duke bërë
rikonstruksione në linjat e transmetimit dhe kabina.
Disa zona të kryeqytetit do të kenë kufizime
të energjisë elektrike në datën 8 dhe 9 tetor. Sipas një njoftimi të Operatorit
të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, mësohet se në datën 8 tetor, duke
filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00 të pasdites, do të ketë kufizime të
energjisë elektrike në rrugët “Hoxha Tashin”, “Arkitekt Sinani”, “Ali Demi”,
“Ferit Xhajko”, rruga e Dibrës pranë Medreses, “Thanas Ziko”, “Ibrahim Buzhiqi”.
Gjithashtu, po në datën 8, duke nisur nga ora
12:00 deri në orën 14:00, do të ketë furnizim të energjisë elektrike në rrugët:
“Asim Zeneli”, “Rruga e Elbasanit” dhe rruga “Dervish Hima”, ndërsa në rrugët “Ludovik
Shllaku” pranë sheshit “Avni Rustemi”, në Ibë, Mullet dhe Dobresh, energjia
elektrike do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në orën 12:00 të datës 8 tetor.
Një ditë më pas, në datën 9, energjia
elektrike do të jetë e kufizuar në rrugët: “Petro Nini Luarasi”, rruga e
Dibrës, “Thanas Ziko”, “Ibrahim Buzhiqi”, “Hoxha Tahsim”, “Arkitekt Sinani”,
“Ali Demi”, duke filluar nga oran 09:00 deri në orën 15:00. Ndërkohë, në rrugët
“Todi Shkurti” dhe “Petro Nini Luarasi” energjia do të kufizohet nga ora 12:00
deri në orën 14:00. Këto kufizime, vijnë si pasojë e remonteve që kreyn OSHE në
kryeqytet të rrjetit të shpërndarjes së energjisë.
Shtrëngatat e shiut
dhe të erës, që përfshinë vendin në orët e para të mëngjesit të së mërkurës,
kanë shkaktuar probleme të mëdha në rrjetin e shpërndarjes së energjisë
elektrike. Me anë të një njoftimi për shtyp, OSHEE, shprehet se furtuna ka shkaktuar
probleme në disa zona në vend, si Burrel, Shkodër, Durrës, ndërsa në Lezhë situata
paraqitet më problematike.
Për shkak të erërave
të forta, janë dëmtuar linjat e Tensionit të Mesëm në këto qytete, duke
shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike për banorët dhe bizneset. Përcjellësat
e energjisë elektrike janë dëmtuar për shkak të rrëzimit të pemëve, duke këputur
telat. Për shkak të furtunës në Shëngjin
pati dëme të konsiderueshme materiale, ku si pasojë e erërave të forta, janë
dëmtuar disa biznese pranë plazhit si dhe mjetet e disa pushuesve.
Njoftimi i OSHEE
Operatori i
Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE sh.a është duke ndjekur me përparësi
furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit
shpërndarës të energjisë elektrike nga Drejtoria e TL dhe Drejtoritë Rajonale
përkatëse. Për shkak të motit jo të qëndrueshëm, me erëra të forta që ka
përfshirë vendin gjatë natës së mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa
linja të Tensionit të Mesëm.
Rajonet më të
prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durrësi (zona e Krujës).
Siç shihet nga
pamjet, stuhia e natës shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik,
duke i këputur ato. Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak
të stuhisë (rasti në Tale-foto).
Investimet për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes
së energjisë elektrike nga OSHE në Tiranë, do të shoqërohen me ndërprerje të
kufizuar të energjisë në disa zona të kryeqytetit, në 8 dhe 9 korrik. Lajmin e
ka dhënë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, ku me një njoftim
zyrtar, u bëhet e ditur banorëve të kryeqytetit se në cilat zona do të ketë ndërprerje
të energjisë, për shkak të investimeve në rrjet. Shkëputejet e energjisë do të vijojnë
nga 1 deri në disa orë, përgjatë ditës së hënë dhe të martë.
Zonat ku do të ketë shkëputje të energjisë në
8 dhe 9 korrik.
Konkretisht pa energji elektrike me datën 8
korrik do të mbeten këto zona: 09:00-12:00 rruga “Pandi Dardha”; 09:00-13:00
rruga “Njazi Demi”, rruga “Komuna e Parisit”; 09:00-15:00 rruga “Nasi Pavllo”,
rruga “Jan Kukuzeli”; 9:30 deri 15:00 Rruga “Siri Kodra”, rruga “Ferit Xhajko”;
09:00-16:00 rruga “Myslym Keta”, rruga “Andrea
Mano”, rruga “Njazi Meka”’; 09:00-11:00 rruga “Besim Fagu”, rruga ”5 Maji”,
rruga “Njazi Meka” , rruga “Bardhyl”; 11:00-13:00 rruga “Qazim Vathi”;
13:00-15:00 rruga “Kongresi i Manastirit”.
Ndërsa me datën 9 korrik stakim energjie do
të ketë: ora 01:00-04:00 rruga “Sitki Cico”; 04:00-05:00 rruga “Odhise Grillo”;
01:00-06:00 rruga “Hoxha Tahsim” pjesërisht; 09:00-16:00 rruga “Jorgo Plaku”
pjesërisht, pranë rrugës “5 Maji”, rruga “Pandi Dardha”, rruga “Njazi Meka”,;
09:00-11:00 rruga “Halit Bega”, rruga “Niko Avrami”; 9.00-13.00 rruga “Preng
Bibë Doda” pjeserisht, prane KESH; 09.00-15.00 rruga “Sandër Prosi”, rruga
“Fortuzi”.