Digjet një kat pallati te “21 dhjetori”, shpëtohen njerëzit

Një apartament është përfshirë nga zjarri në një pallat në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Pallati ndodhet pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe zjarri ka shkaktuar dëme në të gjithë katin ku ra zjarri.

Fatmirësisht, nga flakët nuk ka pasur pasoja në njerëz, por që dëmet materiale kanë qenë të mëdha. Burimet nga grupi hetimor thanë se zjarri mendohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur ndërsa në vendngjarje ka shkuar menjëherë zjarrfikësja që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit në kohë, duke mos përbërë rrezik për apartamentet e tjera të pallatit.

Skip to toolbar