Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se pandemia e koronavirusit është ende në evoluim.
Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Manastirliu u pyet nga gazetari Sokol Balla nëse pandemia dhe renditja e Shqipërisë si vend me rrisk, ishte një pretekst për rikthimin e vizave, ndërsa ministrja shoi aludimet.
‘Nuk kemi rritje në shtator. Jemi në një fazë të qëndrueshme të epidemisë. Falë masave të marra dhe sjelljes së popullatës, që ka pasur reflektim dhe është ndërgjegjësuar, që prej 15 korrikut ku vendosëm që maskat të mbaheshin të detyrueshme në ambientet e brendshme. Me hapjen e shkollave protokollet e sigurisë janë zbatuar. Vijon të kemi raste pozitive, pasi epidemia është ne evoluim. Ne kërkojmë që popullsia të respektojë masat. Ne nuk jemi të kënaqur, pasi kjo është situatë serioze. Kemi fatalitete.
Por nëse bëjmë një krahasim me mesataren e vendeve të BE, Shqipëria është shumë më ulët. Mesatarja e rajonit është 7 mijë 435 raste për banorë. Nëse do të bënim një vlerësim, si në rastin e Kosovës, numri i fataliteteve në krahasim me vendet e Be dhe të rajonit, është i ulët. Jemi në 128 fatalitet për 1 mln banorë. Unë besoj se është vlerësim epidemiologjik shumë i pastër. Në raport me BE, edhe përmes rekomandimeve. Ata janë të orientuar me vendimet dhe rekomandimet e qendrës Europiane të sëmundjeve, që kanë vlerësuar mesataren e sëmundjeve dhe vlerësojnë dhe rriskun për shtetet e ndryshme që kanë. Trageti është mbi 50 dhe ne jemi në vendet me rrisk. Kjo është një luftë që bëhet më shumë se në spitale, në terren.”, tha Manastirliu.