“Sot është 1 maj, Rama e ka 1 prillin”

Demokrati Agron Shehaj, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar pas statistikave të publikuara nga kryeministri Rama për papunësinë. Shehaj tha se statistikat u referohen studimeve të huajve, të bazuar në të dhëna të sajuara dhe të përgatitura prej qeverisë së tij, për të thënë që është ulur papunësia.

“Kryeministri të thotë se ku janë krijuar vendet e reja të punës, në cilën industri dhe nga cilat biznese, ku ndodhen këto biznese, sepse kemi të bëjmë me 38.000 vende pune të reja. Por ai nuk e thotë dot këtë sepse në Shqipëri janë mbyllur vende pune dhe nuk janë krijuar vende të reja pune.” – shkruan Shehaj

Ish deputeti tha gjithashtu se gjatë qeverisjes Rama nuk ka patur asnjë investim të ri të huaj, ndërsa qindra investitorë të huaj janë larguar. Sipas tij mungesa e vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik kanë detyruar me mijëra të rinj të emigrojnë. Shehaj tha se Rama është i detyruar të gënjej pas vjedhjes që bën me paratë publike për të mbuluar varfërinë dhe prapambetjen.

“Edi Rama është dy gjera: hajdut qe vjedh pasuritë dhe paratë publike bashke me klientët e tij grabitqare dhe gënjeshtar qe pastaj mbulon varfërinë dhe prapambetjen qe ka shkaktuar me mashtrime te turpshme si kjo e uljes se papunësisë. Sot është 1 maj, dita e punëtoreve, por Edi Rama e ka çdo dite 1 prill.” – përfundon deklaratën Shehaj

Eshte qesharake qe Kryeministri i vendit u referohet studimeve te te huajve, të bazuar në të dhëna të sajuara dhe të…

Publiée par Agron Shehaj sur Mercredi 1 mai 2019

Meta: Shqipëria vuan nga papunësia

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për kushte më të mira e më dinjitoze pune dhe për respektim të legjislacionit, që garanton plotësisht të drejtat e punëtoreve në ditën e 1 Majit.

“Me punën, mundin dhe energjinë e tyre, punëtorët kanë një kontribut thelbësor për zhvillimin, mirëqenien dhe përparimin e vendit. Por fatkeqësisht, Shqipëria ka ende një nivel të papranueshëm papunësie dhe vazhdon të vuajë largimin në emigrim të shumë punëtorëve, veçanërisht atyre të kualifikuar.” – shkruan Meta në Facebook.

Presidenti tha se është detyra e shtetit në radhë të parë të garantojë vende pune dhe kushte të mira për një të ardhme më të mirë dhe zhvillim ekonomik të Shqipërisë.

Duke u uruar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, ndaj sot shqetësimin me të gjithë punëtorët, të sektorit publik dhe të atij…

Publiée par Ilir Meta sur Mercredi 1 mai 2019
Skip to toolbar