Kosova bllokon autobusët me pasagjerë nga Shqipëria

Janë bllokuar për gati 5 orë, 8 autobusë me pasagjerë nga Shqipëria që të kalojnë në doganën e Morinës.

Autobusët e linjës Bajram Curri-Kosovë-Tiranë janë bllokuar në Morinë për  shkak të një urdhri të ministrisë së Transportit në Kosovë.

Mësohet se mes pasagjerëve ka edhe fëmijë të cilët prej orësh presin në doganë, pritje e cila bëhet akoma më e vështirë për shkak të temperaturave të larta.

Rifat Hajdini, kreu i shoqatës së transportit publik të linjave Bajram Curri-Kosovë-Tiranë thotë se nuk ishin lajmëruar për këtë urdhër dhe i bën apel dy qeverive për zgjidhjen e situatës.

Skip to toolbar