Kreu i OSBE-së, negociatori i krizës PD-PS

Ambasadori i OSBE-së, Bern Borchard duket se është negociatori i zgjidhjes së krizës mes qeverisë dhe opozitës. Të paktën këtë ka nënkuptuar vetë ai, teksa ka folur për mediat pas një takimi me studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ai deklaroi se po tenton në çdo formë që të nxisë dialogun mes opozitës dhe qeverisë.

“Po tentojmë në çdo forme që të ketë bisedime. Duam që të gjithë faktorët politikë të marrin pjesë në zgjedhje”, deklaroi ai.

Nga Shkodra, ambasadori i OSBE thekson se e ka të pamundur që të parashikojë se çfarë do të ndodhë me situatën politike në Shqipëri.

“Është e pamundur për mua që të shikoj të ardhmen se çfarë mund të ndodh në Shqipëri”, tha ai duke shtuar se “Të gjitha partitë kanë patur përfaqësues në KQZ dhe i kanë njohur zgjedhjet e vitit 2017”.

Skip to toolbar