Qëllohet disa herë me thikë 20-vjeçari në Përmet, dy persona në pranga

Një ri 20 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë nga një sherr me thika në Përmet. Policia njofton se ka arrestuar dy persona për ngjarjen, ndërsa i plagosuri është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Të arrestuarit janë A.Z. 25 vjeç dhe M.A. 26 vjeç, banues në Përmet.

Ata akuzohen se goditën  disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit V.Xh. 20 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetime të mëtejshme.

Skip to toolbar