Ledian Memushaj “shënon” golin e jetës (foto)

Ledian Memushaj dhe e dashura e tij Francesca Cappai, kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre disa vjeçare.

Ledian Memushaj dhe e fejuara e tij Francesca Cappai kanë firmosur aktin e martesës para kryetarit të bashkisë së Pescaras, Marco Alessandrini.

“Ky është goli im më i mirë”, ka thënë shkurtimisht mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Pescaras, para të afërmeve dhe miqve që kanë shoqëruar çiftin në ceremoninë e martesës.

Ledian Memushaj është duke kaluar një sezon të shkëlqyer në aspektin personal me Pescaran, duke vendosur rekorde asistesh për ekipin, teksa në ndeshjet e fundit ka shënuar dhe disa gola.

Vëllezërit Memushaj, njëri futbollist, tjetri mirëmbajtës stadiumi!

Pescara e Ledian Memushajt do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Carpit, ekip me të cilin ka luajtur në fëmijërinë e tij në Itali. Do të jetë një ndeshje e veçantë për Ledianin, por më e veçantë duket se do të jet për vëllain e tij, Erandin. Ky i fundit nuk është futbollist, por kujdeset që lojtarët e Carpit dhe ata të ekipeve mike, të luajnë në një fushë të mirë dhe të mos kenë dëmtime.

Erand Memushaj është vëllai i madh i Ledianit, futbollistit të kombëtares shqiptare dhe Pescaras. Erandi është punonjës i fushës së stadiumit të Carpit, aty ku vëllai i tij, Lediani, do të luajë në datën 22 pril kundër ish-ekipit të tij, në ndeshjen e vlefshme për Serinë B. Erand Memushaj ka dhënë një inervistë për mediat italiane, duke treguar marrëdhënien që ka me të vëllain dhe dëshirën që të dielën ai të fitojë ndaj Carpit.

Unë jam shumë i lidhur me vëllain tim, kjo është normale. Carpi është shtëpia ime, por unë jam duke mbështetur Ledianin dhe shpresoj që Pescara të shkojë në Serinë A. Do t`i dërgoj fotografi të barit para ndeshjes, (qesh), fusha është perfekte. Një ditë do të doja të jetoja në Pescara. Lediani është me atje dhe gjithashtu më pëlqen shumë qytetit”, ka thënë ndër të tjera vëllai i mesfushorit të kombëtares shqiptare.

Më tej, Erand Memushaj, tregon marrëdhënien me të vëllain dhe dëshirën që ta shoh atë të luajë në Serinë A. “Do të shkoj ta shoh atë në hotel këtu në Carpi. Është hera e tretë, nëse nuk gaboj, që ai kthehet këtu. Lediani dhe unë jemi shumë të afërt. Edhe nëse kemi disa vite diferencë, ne jemi rritur së bashku dhe kemi krijuar një marrëdhënie simbiotike.

Ne flasim çdo ditë me njëri-tjetrin. Këtu në “Cabassi” kam parë pothuajse të gjitha ekipet. Pescara është pothuajse e sigurtë që do të jetë në play-off dhe, sipas mendimit tim, skuadra që duhet shmangur është Palermo. Këto të fundit janë të vetmit që më kanë bërë përshtypje, duke përjashtuar dhe Brescian dhe Leccen.

Pescara në A? Play-off është një kampionat i veçantë dhe Pescara duhet të provojë. Unë besoj te kjo dhe jam në mbështetje të Ledianit”, është shprehur Erandi, vëllai i madh i Ledian Memushajt. Ndërsa më teja ka shtuar: “Lediani në Pescara është shumë mirë. Bleu një shtëpi dhe është i lidhur me qytetin. Jam i sigurtë se do të japë gjithçka për të provuar të kthehet në Serinë A”.

Në fund, vëllai i Ledianit, Erandi, ka treguar dhe momentin më të mirë të karrierës për mesfushorin. “Në këndvështrimin tim, momentet më të mira të karrierës së tij janë dy: luajtja në Serinë A me Pescaran tre vjet më parë dhe debutimi me fanellën e Shqipërisë në Euro 2016 kundër Francës. Dy fazat e karrierës së vëllait tim që vështirës se mund ti harroj”, shton Erandi, ndërsa tregon edhe diçka rreth rendimentit të Memushajt, kryesisht në fazën e dytë të kampionatit, ku ka shënuar disa gola me Pescaran.

“Në fazën e parë ai luajti shumë ndeshje me klubin dhe ekipin kombëtar. Ndoshta ndihej pak i lodhur. Lediani luajti shumë më tepër me skuadrën duke bërë punë të mirë në mesfushë, që ishte shumë e dobishme për Pescaran”, ka thënë Erand Memushaj, vëllai i Ledianit, mesfushorit të Pescaras dhe kombëtares shqiptare të futbollit.

Skip to toolbar