Policia e Shtetit goditi dy raste të
transportit ilegal të klandestinëve në vendin tonë. Sipas një komunikate të
Policisë së Shtetit, mësohet se është finalizuar operacioni i koduar “Klandestinët”,
duke kapur 19 shtetas të huaj, ndërsa janë arrestuar në flagrancë 5 persona dhe
1 tejtër është shpallur në kërkim në Pogradec.
Konkretisht, në pranga janë vënë shtetasit:
H.H., 30 vjeç banues në domje në Tiranë, B.Gj., 27 vjeç banues në Domje Tiranë,
shtetasi A.B, 19 vjeç, banues në Kamëz, (i dënuar më parë për veprën
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”). Shtetasi E.I, 27 vjeç, banues
në Tiranë si dhe shetasi M.M, 20 vjec, gjithashtu banues në Tiranë. Është
shpallur në kërkim shtetasi: E.K, 29 vjeç, banues në Domje, Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se
pesë shtetasit H.H; B.Gj; A.B; E.I dhe E.K, në periferi të qytetit të
Bilishtit, kanë marrë në mjetin tip minibus, të markës “Volksëagen”, 15 shtetas
të huaj, me qëllim kalimin e tyre më pas drejt vendeve të BE-së, kundrejt
pagesës 1000 deri në 1500 Euro secili. Në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në dalje të Pogradecit shtetasit A.B dhe E.I, nuk i janë bindur urdhërit
të punonjësve të policisë për të ndaluar, por policia ka ndërhyrë menjëherë,
duke bërë të mundur ndalimi dhe arrestimi i tyre në flagrancë.
Gjithashtu në fshatin Memëlisht, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin M.M, duke transportuar me mjetin tip “Peugeot”, 4 shtetas të huaj. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 298/3, 242 e 25, si edhe 298/2 të Kodit Penal.