Sherr mes krushqëve në Dibër, 6 persona në gjendje të rëndë

Një sherr masiv mes krushqëve ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Dibër. Nga raportimet paraprake mësohet se nga sherri kanë mbetur të plagosur 6 persona. Ata janë dërguar në spitalin e Peshkopisë, ku mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se sherri mes dy krushqive ka vijuar edhe gjatë kohës që kanë shkuar në spital, duke rënduar dhe më tepër gjendjen e tyre shëndetësore. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit të Peshkopisë.

Ende nuk dihet nëse gjatë konfliktit ka pasur përdorim të armëve të zjarrit apo mjeteve të tjera të rënda, ndërsa policia pasi është njoftuar ka shkuar në spital, ku mësohet se ka nisur punën për të vënë nën kontroll situatën.

Nga informacionet e para, mësohet se sherri ka nisur në një lokal në bulevard, ku personat janë konfliktuar fizikisht me mjetet forta mes tyre. Më pas kanë vijuar dhe në spital. Identiteti i personave të plagosur dhe atyre të përfshirë në sherr ende nuk bëhet i ditur.

Deklaratat shokuese fusin në telashe peshkopin grek

Peshkopi ortodoks grek, Neophytos Masouras shokoi botën me deklaratat e tij në lidhje me homoseksualët dhe abuzimin e fëmijëve, deklarata të cilat e kanë futur atë në telashe.

Prokurori i Përgjithshëm, Costas Clerides tha se kanë nisur hetimet nëse ekziston mundësia e  ndonjë vepre penale të kryer në lidhje me deklaratat shokuese dhe të papërshtatshme të bëra nga peshkopi.

Peshkopi grek tha se “homoseksualët lindin kur nëna shijon seksin anal” ndërsa shtoi se “është hipokrite të vajtosh fëmijë që vriten nga një vrasës serial, duke pasur parasysh shkallën e lartë të abortit.” Komentet e tij shkaktuan polemika të mëdha vend por edhe në mediat botërore duke kërkuar hetim ndaj tij.

PD: “Policia dhunoi qytetaren në Dibër”. Por mjekët thonë gjë tjetër

Partia Demokratike shpërndau një video këtë të shtunë, ku  pretendonte se një qytetare nga Peshkopia ishe dhunuar nga forcat e policisë mëngjesin herët të së shtunës. Në videon e shpërndarë nga PD, shfaqet në spital një zonjë, e quajtur Afërdita Shehi, e cila ndodhej nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Peshkopisë. Ndërkohë, një afërm i saj, Korab Shehi, pretendon se zonja është dhunuar nga forcat e policisë, duke treguar edhe ngjarjen.

“Ishte ora 03.00 e mëngjesit. Unë rri në kat të parë dhe në kat të dytë dhe të tretë i kishin thyer dyert të gjitha. Kur dola unë ata po zbritnin poshtë. Ishin me maksa, kallashnikov dhe gjithçka. Në atë kohë u thashë: Çfarë është? Jo skemi punë, më tha kush je. I thashë emrin, pastaj ata shkuan te nusja e kushëririt. Ngaqë e dija që ishte me 3 fëmijë të vegjël  shkova atje. Kur shkova atje, ata aty më shtynë, nuk më lanë dhe më përplasën për mur. Nuk më lanë që të shkoj aty. E dija që kishte për ti rënë të fikët nuses së kushëririt. Asaj i ra të fikët në rrugë, ndërsa djali i kushëririt shkoi të marrë makinën, policët i thanë; lere të vdesë në rrugë, sepse i ra të fikët në rrugë. Policët na kanë godit mua dhe djalin e kushëririt, na kanë rrahur. I kanë futur dhe në furgon dhe i kanë rrahur me shkop gome, plus që e kanë godit dhe në fytyra”, shprehet Korab Shehi, i afërmi i zonjës që ka marrë shërbim mjekësor në spitalin e Peshkopisë.

Këtë lajm Partia Demokratike e ka shpërndarë për mediat, duke e cilësuar si dhunë të uniformave Blu ndaj qytetarëve. Por, a është kjo e vërteta? Të paktën këtu është vetëm njëra palë që flet duke treguar njërin version të ngjarjes. Ndërkohë, ka dhe një tjetër version, që sqaron nëse është ushtruar dhunë, apo, znj.Afërdita Shehi, ka pasur probleme të tjera shëndetësore. Shefi i Urgjencës në Spitalin e Peshkopisë, Hajri Lusha, ka sqaruar atë çfarë ka ndodhur me pacienten Afërdita Shehi. Z.Lusha tregon se pacientja nuk ka pasur shenja dhune dhe nuk është trajtuar për dhunë gjatë paraqitjes së saj në urgjencën e spitalit të Peshkopisë, rreth orës 03:30 të mëngjesit të së shtunës. Sipas tij, pacientja Afërdita Shehi ka pasur gjendje të rënduar emocionale, pasi një afërm i saj është ndaluar nga policia.

“Duke qenë se gjendja në qytetin e Peshkopisë ka qenë pak e acaruar, edhe në spital ka pasur raste, një ndër të cilat ka qenë rasti i Afërdita Shehut. Ajo ka ardhur në orën 03:30 të natës. Ka qenë në gjendje të emocionuar pasi ka pasur një të afërm të arrestuar. Për shkak të kësaj gjendje, ajo është paraqitur në spital. Për fat aty ka qenë mjekja kardiologe, pasi e ka kontrolluar i ka bërë të gjitha analizat. Ka konstatuar se është një gjendje emocionale, pas arrestimit të një nga të afërmit të saj. Pasi i është bërë shiriti i zemrës, i janë bërë disa kontrolle të tjera të analizave, rezulton se ajo nuk ka pasur gjendje dhune. Ka qëndruar për një orë në spital, ku në spitalin rajonal të Peshkopisë, gjatë shërbimit 24 orë, janë dy mjek. Një është kirurg dhe një është patolog. Patjetër që po të kishte patur shenjë dhune, do të ishte dhe konsulta e kirurgut që do kishte përshkruar dhe gjendjen e dhunës. Në emër të transparencës së bluzave të bardha, u bëj apel faktorëve politikë që për kredo të tyre politike të mos abuzojnë me pacientët dhe të mos përhapin panik për gjëra të pandodhura”, shprehet mjeku Hajri Lusha.  

Skip to toolbar