Petro Koçi: “Revolucioni” i vjetër i Berishës, vetëm për hallin e tij

Petro Koçi shkruan se kjo që po bën opozita sot, nuk është gjë tjetër veçse përsëritje e lëvizjeve të vjetra të Berishës. Kështu ka bërë në të kaluarën, si me Nanon ashtu dhe me aleatin e sotëm Meta, dikur. Dhe sipas Petro Koçit e gjithë kjo nuk ka lidhje as me qeverinë dhe as me Ramën, por vetëm për të mbrojtur veten.

“E njejta histori me Sali Berishën.

 Kur ishte Nano kryeminisitër në 97 – 98-ën bëri revolucionin Nano ik! Në 14 Shtator bëri tentativën për grusht shteti. Lexoni gazetën RD të datave 9, 10,11 ,12 shtator 1998, para vrasjes së Azem Hajdarit për të kuptuar që s’kishte lidhje me atentatin, por me programin e PD.

Në 98-99 erdhi Majko. Prapë revolucion me demonstrata të përnatshme me Sloganin “Qeveri komuniste, qeveri hajdute, qeveri tradhëtare!” Edhe pse në Shqipëri u strehuan mbi 500.00 vëllezër e motra nga Kosova.

Me vetë bashkëpunëtorin e tanishëm Meta, e njejta histori: Meta ik! Bile më pas kur ky ishte kryetar Kuvendi iu vërsulën me dhunë në parlament!

Edhe tani Saliu po frymëzon të njejtin revolucion kundër Kryeministrit të partisë kundërshtare! Të jeni të bindur që nuk e ka me Ramën!As me përgjimet!

E ka me zakonin dhe me hallet e prapanicës së tij!

Kjo situatë nuk ka lidhje me 97- ën!

Është fotokopje e 14 shatorit 98!”, shkruan Petro Koçi, aktualisht zëvendës ministër i mbrojtjes.

E njejta histori me Sali Berishen. Kur ishte Nano kryeminisiter ne 97 – 98 en beri revolucionin Nano ik! Ne 14 Shtator…

Gepostet von Petro Koçi am Donnerstag, 20. Juni 2019
Skip to toolbar