Shndërrimi i Piramidës, jehonë në mediat amerikane

Dikur simboli i një regjimi totalitar shtypës, godinës që i ngjan një piramide në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë, është duke iu dhënë një jetë e re si qendër e teknologjisë, shkruan ZDNet, faqja e njohur amerikane e informimit për teknologjinë e biznesit, që botohet nga CBS Interactive dhe ka të paktën 36 milionë klikime në muaj.

“Historia e Piramidës së Tiranës fillon në vitin 1980 kur godina u dizajnua për të kujtuar jetën e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha. Lideri komunist drejtoi vendin nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985 duke futur vendin në një izolim të thellë nga pjesa tjetër e botës.

Shumë shpejt, pas vdekjes së tij, një grup arkitektësh, të drejtuar nga vajza e Hoxhës, Pranvera dhe bashkëshorti i saj Klement Kolaneci, dizajnuan strukturën e Piramidës.

Godina u hap në vitin 1988 si muzeu ”Enver Hoxha”. Në atë kohë përshkruhej si struktura më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri.

Megjithatë, qëllimi i saj për të nderuar diktatorin e Shqipërisë pati një jetë të shkurtër. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1991, Piramida u shndërrua në një qendër kulturore duke nderuar Pjetër Arbnorin, një i mbijetuar nga kampet shqiptare dhe viktimë e regjimit.

Gjatë viteve ’90, Piramida u bë gjithashtu pika më e nxehtë në Tiranë për jetën e natës dhe një vend ku të rinjtë shqiptarë mblidheshin dhe luanin gjatë verës.

”Ajo është një godinë ikonike në Tiranë, që më kujton fëmijërinë. Ngjiteshim dhe luanim atje”, thotë Oliana Sula, studiuese në universitetin ”Aleksandër Moisiu” në Durrës.

”Dikur atje kishte disa klube nate gjithashtu, veçanërisht kur isha adoleshente. Ekziston një farë nostalgjie për këtë godinë dhe kjo nuk vjen domosdoshmërish për shkak të qëllimeve të saj origjinale”, vazhdon ajo.

Në vitin 2011, qeveria shqiptare, që në atë kohë drejtohej nga ish-kryeministri Sali Berisha, donte ta shkatërronte godinën dhe të ngrinte godinën e re të Parlamentit.

Megjithatë, plani i Berishës dështoi në vitin 2013, kur nuk mori miratimin nga qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri aktual Edi Rama.

Gjatë 11 viteve si kryebashkiak i Tiranës, Rama, që ka gjithashtu një formim në arte, rigjallëroi fasadat e qytet me punime artistike dhe duke pikturuar godinat gri të epokës komuniste.

Tani, Rama dhe kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj, janë mbështetësit kryesorë të transformimit të Piramidës, që do të shndërrohet në një qendër të teknologjisë dixhitale dhe informatikës.

Projekti  zbatohet nga kompania me seli në Holandë, MVRDV, që parashikon të përfundojë transformimin e ndërtesës këtë vit.

“Projekti ka për qëllim t’ia kthejë ndërtesën publikut. Kati i parë është hapur në të gjitha anët duke ftuar publikun të marrë pjesë në programet e tij të ndryshme arsimore”, thotë kompania në përshkrimin për projektin.

Me funksionin e saj të ri, Piramida gjithashtu mishëron tranzicionin që shoqëria shqiptare ka kaluar që nga rënia e komunizmit. Me zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe arsimit në këtë fushë autoritetet shqiptare janë fokusuar në zhvillimin e vërtetë ekonomik dhe social.

“Ndoshta Piramida është një simbol i tranzicionit. Fillimisht, ajo lartësoi një diktator, më pas u shndërrua në një vend për aktivitete gjatë kohës së lire. Tani,  po ecim drejt zhvillimit real, ekonomik dhe social”, thotë Sula.

Piramida gjithashtu do të ketë një qendër për teknologjitë krijuese (TUMO), e cila do të ofrojë një lloj të ri të arsimit falas për rininë shqiptare bazuar në teknologjinë dhe dizajnin.

Sipas TUMO-s, një qendër edukative për median dixhitale me qendër në Armeni, dega e saj në Tiranë synon të ofrojë për mijëra fëmijë shqiptarë kurse dhe leksione në fusha të ndryshme digjitale, si zhvillimi i lojërave dhe web design.

Veliaj mbledh Këshillin Bashkiak: Piramida do të jetë histori suksesi

Edhe pse ka nisur fushatën zgjedhore, kryebashkiaku Veliaj mblodhi të premten Këshillin Bashkiak të Tiranës, pasi siç tha edhe ai, disa vendime janë të rëndësishme e duhen miratuar, pasi nuk presin dot gjatë.

Një ndër këto vendime është miratimi i ngritjes së qendrës që do të menaxhojë piramidën, ndërsa deklaroi se rikonstruksioni i saj do të jetë një tjetër histori suksesi e Bashkisë së Tiranës.

Një tjetër vendim i rëndësishëm është ndërtimi i 4 banesave në fshatin Floq të Korçës që u prekën nga tërmetet. Bashkia e Tiranës do të japë kontributin e saj duke ndërtuar 4 shtëpi.

“Ndërtojmë 4 banesa në Floq. Një vendim për efekt të Emrgjencave Civile është përgjigja e  Tiranes për tu solidarizura me të prekurit nga tërmetet. Ushtria do të bëjë implementimin. Bashkia e Tiranës do të jemi të gatshmë të ndihmojmë me elektorshtëpiaket edhe paisjet e tjera. Në Tiranë i shohim gjërat me sy për ti bërë më mirë. Është në nderin e  Tiranës për të qënë solidar me Korçën. Ky është një vendim që fusim jashtë radhe”, tha Veliaj.

Më tej ai lexoi vendimet e tjera të mbledhjes ku përfshihet edhe strehimi i 155 familjeve që u pëmbytën në lagjen 11 të Tiranës.

“Vendimi Emergjence për 155 familje në lagjen 11 që u përmbytën. Edhe pse kishin ndërtime pa leje. Kur dikush është dëmtuar ne kemi solidaritet. Nuk do bllokohet Astiri, Shkoza ose zgjatja e lumit  të Tiranës. As që diskutohet. Për asnjë arsye dhe asnjë parti që bërtet dhe bllokon rrugën. Kemi një listë për 40 shërbime të kartës së studentit. Deri në fund të verës pretendojmë të shkojë deri në 100 shërbime. Kemi arritur deri në 10 000 karta për studentët. Do të krijojmë për drejtorin e implementimit në terren. Agjenci permamente të bashkisë së Tiranës për Rininë. Ndërkohë edhe vendime për të ardhurat në buxhet. Apo fondin 100 milion për të prekurit në Floq. Një pjesë për fondin e emergjencave do t’ju gjendemi vëllezërve e motrave tona në Korçë”, ka deklaruar ndër të tjera Veliaj.

Skip to toolbar