Zbulohet bakteri që “ha” plastikën

Mbetjet plastike janë një problem botëror, që po shkatërron shumë ekosisteme dhe ndot oqeanet. Sipas studimeve mendohet se brenda vitit 2050, do ketë më shumë mbetje plastike në oqeane se sa peshq.

Kjo lindi nevojën e zbulimit të mënyrave dhe teknologjive që të shpërbëjnë plastikën dhe ta kthejnë atë në mbetje të rigjenerueshme. Dy studente, Jeanny Yao dhe Miranda Wang, zhvilluan një bakter që ka aftësinë të kthejë plastikën në CO2 dhe ujë.

“Në këtë mënyrë do shpëtojmë dhe pastrojmë oqeanet dhe të mos cenojmë ekosistemet. Është e pamundur që njerëzit të ndalojnë së përdoruri plastikën, prandaj është e nevojshme zhvillimi i një teknologjie që e shpërbën këtë material, që e kthen plastikën në material të rigjenerueshëm”- shprehet Miranda Wang.

Procesi i shpërbërjes së plastikës nga bakteret do ndahet në dy faza. Fillimisht plastika shpërbëhet dhe enzimat që veprojnë si katalizatorë gjatë këtij procesi e kthejnë atë në fraksione të vogla që mund të petëzohen. Më pas në fazën e dytë këto fraksione apo petëzime vendosen në një stacion riciklimi, si ato ku trajtohen edhe mbetjet ushqimore. I gjithë procesi për ta kthyer plastikën në ujë mendohet të zgjasë 24 orë.

Ishulli tropikal që i ka shpallur luftë plastikës përgjithmonë

Plastika është kthyer në një “gogol” për të gjithë botën, për shkak se ajo tashëm ka pushtuar tokë e det duke ndikuar në jetën e gjallesave dhe mjedisin e shtëpisë së madhe të njerëzimit, Toka. Plastika nuk ndikon vetëm te kafshët në tokë, por prek edhe jetën detare si breshkat e detit apo peshqit.

Në përpjekje për të parandaluar shkatërrimin që bën plastika në ekosistem, një ishull i vogël tropikal në Paqësorin Jugor i njohur Vanuatu, i ka shpallur luftë plastikës. Një komb i vogël, është duke u treguar më i guximshmi nga të gjithë vendet e botës dhe që prej 2018 ka ndaluar plastikat njëpërdorimshme në vend duke përfshirë qeset, pipëzat, gotat plastike dhe çdo gjë tjetër plastike që përdoret vetëm një herë.

Për të mbrojtur shkëmbinjtë nënujorë, pyjet, lumenjtë dhe jetën e saj të pasur detare, ky ishull tropikal ka ndaluar përdorimin e plastikës njëpërdorimshme. Më parë thuajse çdo gjë ishte e mbuluar nga plastika, por pas ndalimit duket se situata është përmirësuar ndjeshëm. Madje ndalimi i plastikës rriti edhe biznesin vendas të punimit të çantave tradicionale me kashtë, që përdoren për pazare nga banorët në vend të plastikës. Ndërgjegjësimi i njerëzve për dëmet që plastika bën në mjedis, i ka bërë ato më të përgjegjshëm për të kërkuar alternativa të reja që ta zëvendësojnë atë.

Kjo nisëm që filloi me ndalimin e plastikës njëpërdorimshme në 2018, duket se ka marrë një mbështetje të gjerë dhe në dhjetor të 2019 pritet që “listës së zezë” t’i shtohen edhe plastika të tjera si shishe uji, qeset e paketimit, pjata plastike etj.

Sigurisht që të gjithë janë të ndërgjegjshëm që plastika nuk mund të zhduket plotësisht pasi disa gjëra janë vërtet të nevojshme, por lufta ndaj atyre njëpërdorimshme apo që mund të zëvendësohen lehtësisht dhe pa kosto të mëdha nga materiale të tjera janë më se të mirëpritura në ishullin Vanuatu.

Pse nuk duhet të pini ujë në shishe plastike

Uji në një shishe plastike ka shumë pasoja për shëndetin sidomos për mushkëritë, probleme me zemrën dhe probleme gastro-intestinale. Shishet plastike përmbajë “antinomin”, një lloj metali i rende, i cili sjell probleme me mushkëritë, ndërsa në tjetër kimikat i quajtur “bisphenoli A” që ndodhet në shishe shkakton çrregullimin hormonal.

Sa më nxehtë të bëjë aq më i ndotur bëhet uji, pasi aq më shuam këto kimikate të gjendura tek plastika përçohet drejtpërdrejtë në ujin që pimë.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin tuaj është që të hidhni shishet qe kanë qëndruar për shumë kohë në të ngrohtë.

Studiuesit tregojnë se nëse një shishe ujë qëndron për një kohe te gjatë në të diell apo vend të nxehtë ai mund të bëhet më i rrezikshëm, sidomos për fëmijët.

Prandaj është mirë që plastika të zëvendësohet me qelqin sa më shumë të mundet.

Skip to toolbar