Kush është i riu që i shpëtoi atentatit me 20 plumba në Vlorë

33 vjeçari Romario Alliraj nga Vlora i ka shpëtuar për mrekulli një atentati me armë zjarri dje në Vlorë.

Atentati ndaj tij është kryer pasditen e djeshme, rreth orës 18:30, në afërsi të urës së Mifolit, në autostradën Levan-Vlorë.

Romario Alliraj nga Vlora ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, kur një tjetër mjet i ka zënë rrugën dhe në drejtim të tij është lëshuar një breshëri plumbash kallashnikovi. Fatmirësisht, Romario Alliraj u ka shpëtuar plumbave dhe ka marrë vetëm lëndime të lehta nga përplasja e mjetit.

Policia njofton se janë gjeti më shumë se 20 gëzhoja plumbash në vendngjarje, ndërkohë që ende nuk ka një pistë hetimi lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë, Alliraj raportohet të ketë punuar në një piceri, si shpërndarës picash me motor.

Informacion paraprak i policisë

Në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të lehta.

Nuk ka të lënduar me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Skip to toolbar