Dy persona nga Shkodra janë arrestuar nga policia
në një operacion të koduar “Transportuesi” pasi mundësonin kalimin e
paligjshëm të emigrantëve nga Pakistani e Maroku drejt Malit të Zi.
Shkodranët mundësonin kalimin e të kufirit në Hanin
e Hotit.
Ata u kapën duke transportuar me makinë 4
marokenë drejt Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Shofer
ishte Prek Rrasa 35 vjeç nga Shkodra, ndërsa në pranga ra edhe 32-vjeçari Tom
Kacoli si bashkëpunëtor.
Policia njofton se ka gjetur 8 pakistanezë të
fshehur në tregun e këpucëve në qendër të Shkodrës. Ata pranuan se kishin rënë
dakord me të arrestuarit që kundrejt vlerës 200 euro, t’i transportonte në
Malin e Zi. Në këtë treg punonte i arrestuari, Tom Kacoli. Pikërisht në këtë
treg, siç policia njofton, të arrestuari fshihnin emigrantët e paligjshëm dhe
më tej i transportonin me grupe drejt Malit të Zi nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Gjithashtu hetohen në gjendje të lirë G. L. 49
vjec, banues në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, pronari i tregut, për vepren
penale, “Punësim i paligjshëm” dhe A. D. 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç
Shkodër, i punësuar si rojë i tregut, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.