Policia e Janinës arreston tre shqiptarë, po transportonin drogë në Greqi

Tre shqiptar janë arrestuar nga policia e Janinës, konkretisht nga Departamenti kundër Narkotikëve, pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar një sasi lënde narkotike drejt Greqisë. Dy prej të arrestuarëve janë të moshës 29 vjeç ndërsa një tjetër është një 32 vjeçar, identitetit i të clilëve ende nuk bëhet i ditur.

Sipas lajmit të publikuar në mediat greke, mësohet se arrestimi i këtyre tre personave është bërë në bazë të shkëmbimit të informacionit mes policisë kufitare shqiptare dhe asaj greke, që kishin rënë në gjurmët e tre personave që po transportonin kanabis në drejtim të vendit fqinj. Pas informacioneve, policia e Janinës ka nisur gjurmimin e personave.

Fillimisht policia ka gjetur një mjet të braktisur në një zonë pyjore afër Janinës, brenda së cilës janë gjetur tre çanta me Cannabis të përpunuar gati për treg, me një sasi rreth 53 kg.

Më pas është bërë ndalimi i personave të dyshuar, të cilëve u janë konfiskuar gjithashtu 500 euro dhe 100 dollarë si dhe dy telefona celular. Policia vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të transportit të drogës.

Skip to toolbar