Policia e Lezhës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së një 37-vjeçari mbrëmjen e së martës. Sipas një komunikate të policisë, mësohet se është bërë i mundur identifikimin i autorit të plagosjes së shtetasit me inicialet A.K., 37-vjeç, banues në Lezhë. Më pas, pasi është identifikuar personi i dyshuar, policia njofton se nisi kërkimet e tij.
Dhjetëra forca policie të Komisariatit të Policisë dhe të DVP-së Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Troshan si dhe kanë krehur e mbajtur të rrethuar zonën e pyllëzuar të fshatit Troshan, zonë në të cilën autori mundi të fshihej pas ngjarjes.
Si pasojë e presionit të kontrolleve dhe rrethimit të zonës së pyllëzuar si dhe falë edhe negociatave që Policia e Lezhës bëri me të afërmit e autorit të dyshuar që ai ti dorëzohej organeve të Drejtësisë, u bë e mundur që në fshatin Troshan, autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi S.D. vjeç 22, ti dorëzohej shërbimeve të policisë.
Ky shtetas, dyshohet se të martën ë në qytet Lezhë, ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin A.K. vjeç 37, banues në Lezhë. Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme.