Disa predha të luftës së Dytë Botërore janë pikasur në fshatin
Shetaj të Durrësit, nga disa punëtorë që po gërmonin në atë zonë. Predhat, e pashpërthyera,
ndodheshin të zhytura thellë nën tokë dhe u zbuluan gjatë gërmimit me eskavator
në punimet pranë xhamisë në fshatin Shetaj.
Predhat , fatmirësisht janë pikasur shpejt nga punëtorët, duke ndërprerë menjëherë gërmimet dhe shmangur
tragjedinë e mundshme.
Forcat xheniere vendosën perimetrin e sigurisë për nxjerrjen e
tyre dhe më pas demontimin.
Xhenierët e Forcave të Armatosura kanë gjetur
dhe kanë sekuestruar 74 predha të mbetura që gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore
duke parandaluar një tragjedi në Lezhë.
Lajmin e bën të ditur ministrja e Mbrojtjes
Olta Xhaçka. Ministrja deklaron se këta predha janë transportuar me mjete të
posaçme në një poligon, ku edhe pritet të asgjësohen.
“Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi
në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të
kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të
Luftës së Dytë Botërore.
Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme”, shkruan Xhaçka krahas videos së operacionit të FA në Facebook.