Durrës, eskavatori zbulon predhat e Luftës së Dytë Botërore

Disa predha të luftës së Dytë Botërore janë pikasur në fshatin Shetaj të Durrësit, nga disa punëtorë që po gërmonin në atë zonë. Predhat, e pashpërthyera, ndodheshin të zhytura thellë nën tokë dhe u zbuluan gjatë gërmimit me eskavator në punimet pranë xhamisë në fshatin Shetaj.

Predhat , fatmirësisht janë pikasur shpejt nga punëtorët,  duke ndërprerë menjëherë gërmimet dhe shmangur tragjedinë e mundshme.

Forcat xheniere vendosën perimetrin e sigurisë për nxjerrjen e tyre dhe më pas demontimin.

Ushtria parandalon tragjedinë në Lezhë, zbulohen 74 predha të Luftës II Botërore

Xhenierët e Forcave të Armatosura kanë gjetur dhe kanë sekuestruar 74 predha të mbetura që gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore duke parandaluar një tragjedi në Lezhë.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ministrja deklaron se këta predha janë transportuar me mjete të posaçme në një poligon, ku edhe pritet të asgjësohen.

“Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.

Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme”, shkruan Xhaçka krahas videos së operacionit të FA në Facebook.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/1156023324604662/?__xts__[0]=68.ARA9JVCtsfsS0_dIBUKUcc_QKKb_T0JUF9Y3r62VDg6KzNmAqmlaZSgpyHQ1ANOzW6D9_oaZvual1IevqJ1I3fuX_zYewI0osRAgxetRxTXBZKLJwUMlNRLrz9Yzf7Gl2G7ivN1PBDP7UgQPO7jtGNJcIgI_XQABHkEyWr02npoVyF6oDWHq1GYBuPl5QRuUs0KpNxc7qzTxU6x_hiipU6F0snJrhkjUNR6nzDmRzOJW6xpz6ISNtltZs-LAM8XHsiCfBHNyo9ZZD6cW1tKSJQCbj5rt5bns_ryBqN4WBALlspMTXpk1O74S6IPDnVGqdsqV30kZckUq7fbza-uwp_8yVwx-1GXUd1u44w&__tn__=-R
Skip to toolbar