Lazio ka fituar ndeshjen e prapambetur ndaj Udineses, të cilën e ka fituar me rezultatin 2-0. Skuadra e Inzaghit ka fituar një përballje të rëndësishme, që e afron tre pikë larg Milanit në renditjen e Serisë A.
Skuadra e Lazios tashmë është në vendin e shtatë të renditjes, ndërsa Milani në vendin e katërt, që sezonin e ardhshëm të promovon në Champions League.
Caicedo ishte ai që zhbllokoi rezultatin për vendasit në minutën e 21’ të takimit përpara se autogoli i Sandro të dyfishonte rezultatin.
Pas pushimit, miqtë mund të kishin ngushtuar diferencën me De Paul nga pika e bardhë e penalltisë, por Thoma Strakosha e ka pritur duke ruajtur rrjetën e paprekur.
Në minutat e mbetura kryeqytetasit ruajtën pa shumë probleme avantazhin duke marrë tre pikë tepër të rëndësishme.