Kryeministri Rama e ka nisur javën me lajme të mira e projekte të rëndësishme. Mëngjesin e të hënës, Rama ka prezantuar projektin e ri të rehabilitimit të disa qendrave shëndetësore në qarkun e Lezhës. Ky projekt është pjesë e Programit të Rehabilitimit të Rilindjes të 300 qendrave shëndetësore në vend.
Rehabilitimi i këtyre qendrave shëndetësore do të lehtësoj shumë qytetarët, të cilët tashmë do të kenë kushte dhe standarde europiane dhe se nuk do t’u duhet më të udhëtojnë me orë të tera për t’u vizituar tek mjeku.
“MIRËMËNGJES dhe me kantieret e qarkut Lezhë, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes së 300 Qendrave Shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë”- shkruan Rama në Facebook duke e shoqëruar shkrimin me një video ku duken qendrat me të cilat po punohet, konkretisht në fshatrat Gjadër, Fishtë, Gorre, Fushë-Lumth, Rreja e Velës dhe Skuraj.