Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela zhvilloi një takim me ish-kolegët e tij të dikurshëm të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Takimi mes kryeprokurorit dhe kolegëve të tij, që tashmë do të punojnë në Prokurorinë e Tiranës dhe prokurori të tjera në rrethe, vjen pak ditë para betimit të 8 prokurorëve të SPAK dhe shkrirjes përfundimtare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Olsian Çela mësohe të ketë falënderuar prokurorët e Krimeve të Rënda për punën që kanë bërë në këtë institucion të akuzës. Në datën 19 dhjetor, Prokuroria e Krimeve të Rënda pushon zyrtarisht së ekzistuari. Në këtë datë do të bëhet betimi i 8 prokurorëve të parë të SPAK dhe një ditë më pas do të nis puna e këtij institucioni të krijuar nga reforma në drejtësi.
Ndërkohë, Olsian Çela firmosi dhe një udhëzim për kalimin e dosjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda te Prokuroria Speciale, me qëllim që SPAK të mos ketë vonesa në nisjen e hetimit të këtyre dosjeve. Ndërjkohë, duke shprehur vlerësimet për punën e prokurorëve, Çela se “rezultatet e hetimeve për tërmetin nga Prokuroria e Tiranës janë provë e pavarësisë reale të prokurorëve”, tha ai.