Nesër votohet për Prokurorin e Përgjithshëm

Kuvendi mblidhet të enjten në 5 dhjetor, në seancën e parë pas tërmetit të 26 nëntorit. Axhenda e Kuvendit do të ketë pika të rëndësishme për të diskutuar, nga projekt-ligji i buxhetit, te dhënia e banesave për strehim për të prekurit nga tërmeti. Por, një pikë e rëndësishme që pritet të miratohet të enjten, sipas axhendës së Kuvendit, do të jetë ajo e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Deputetët e Kuvendit do të kenë mundësi të zgjedhin të enjten një nga tre emrat e listës së paraqitur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Kandidatët

Në garë janë kandidatët: Olsian Çela, që u rendit i pari në listë me 459 pikë. E dyta në listën e KLP u rendit Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku me 406 pikë, ndërsa e treta është Fatjona Memçaj me 362 pikë. Kandidatët për kryeprokuror iu nënshtruan një procesi të hapur intervistimi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që më pas bëri vlerësimin e tyre: për aftësinë profesionale, integritetin moral, aftësitë organizative dhe aspektete të tjera.

Olsian Çela mori  191 nga 220 pikë të mundshme në vlerësimin profesional, ndërsa Arta Marku u vlerësua me 181 pikë në këtë aspekt. Në këtë kriter, Fatjona Meçaj u vlerësua me 167 pikë. Në integritetin moral, Çela dhe Marku u vlerësuan me 38 pikë secili nga KLP, ndërsa Memçaj me 29 pikë. Olsian Çela është vlerësuar me 190 pikë nga 220 të mundshmet në aspektin organizativ, ndërsa Arta Marku me 161 pikë nga 220 të mundshmet dhe Fatjona Memçaj me 134 pikë.

Sipas KLP-s, Olsian Çela mori 40 pikë nga 66 të mundshmet në vlerësimin për aspekte të tjera, ndërsa pas tij u rendit me 32 pikë Fatjona Memçaj dhe më pas Arta Marku me 26 pikë. Në këtë kategori futen titujt akademik, studimet dhe trajnimet apo gjuhët e huaja që kanë kandidatët.

Pikëzimi sipas kategorive publikohet për herë të parë nga Kuvendi, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë publikoi vetëm pikëzimin total të kandidatëve për Prokurorin e Përgjithshëm. Kuvendit i duhen 84 vota për të zgjedhur një nga tre emrat për postin e drejtuesit të përgjithshëm të organit të akuzës. Nëse zgjedhja në Kuvend dështon, 30 ditë pasi parlamenti është njoftuar për listën e kandidatëve, emri i renditur i pari në listën e KLP merr automatikisht detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. /Realstory.al/

Ngërçi me zgjedhjen e Kryeprokurorit, KLP kërkon Vetting të përshpejtuar për Olsian Çelën

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është drejtuar me një letër zyrtare Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për përshpejtimin e procedurës për rivlerësimin e kandidatit për Prokuror të Përgjithshëm Olsian Çela.

Ky i fundit është një nga kandidatët që ka dorëzuar dosjen për tu bërë Prokuror i Përgjithshëm, por deri më tani, Çela ende nuk e ka kaluar Vettingun, pasi dosja e tij mbetet në pritje për rivlerësim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Shkresa e KLP-së mban firmën e kryetarit të saj Gent Ibrahimi, i cili ndër të tjera shkruan:

Në këto kushte, nisur nga rëndësia e procesit të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe duke mbajtur parasysh afatin e parashikuar nga neni 31 i Ligjit nr 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë”, për kryerjen e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët, do të kërkonim nga ana juaj rivlerësimin me përparësi të subjektit Olsian Çela brenda 30 ditëve nga mbërritja e kësaj kërkese”, thuhet në shkresën e KLP-së.

Skip to toolbar