Bashkia e Shkodrës ka nxjerr një urdhër të brendshëm për të gjithë punonjësit e kësaj bashkie, duke i nxjerrë ditën e shtunë dhe të dielë në punë. Kryetarja e Bashkisë Shkodrës, Voltana Ademi ka urdhëruar punonjësit e bashkisë të jenë në punë nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Voltana nxjerr njerëzit në punë ditën e dielë. Po për çfarë? Ditën e dielë mbahen zgjedhjet dhe koha për të votuar është nga ora 07:00 deri në orën 19:00, të njëjtën urdhër që Voltana ka kërkuar nga punonjësit e bashkisë të jenë në zyrë. Me sa duket kjo është një mënyrë për të penguar procesin zgjedhor dhe për të mos lejuar administratën e bashkisë që të votojë më 30 qershor. Urdhri është për të gjithë punonjësit e administratës, njësive administrative dhe institucioneve në varësi të Bashkisë së Shkodrës.
Urdhri, që mban datën 26 qershor, vjen si reagim i zbatimit të dekretit të Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit dhe përcaktimin e një date të re zgjedhjesh, atë të 13 tetorit.
Bashkitë që drejtohen nga opozita janë shprehur hapur se njohin dekretin e presidentit Meta dhe se nuk e njohin 30 qershorin si datë zgjedhjesh, duke kërkuar edhe lirimin e KZAZ-ve nga ambientet që menaxhohen nga bashkitë e tyre.
Nga ana tjetër kemi mazhorancën dhe ndërkombëtarët që shprehen por legjitimitetin të 30 qershorin dhe bëjnë thirrje për një proces sa më të qetë dhe demokratik.