Rafa Benitez i ka dhënë fund karrierës me klubin e Newcastle United në Angli, duke lajmëruar largimin pas tre vjetësh në krye të këtij klubi.
Në fakt, lajmin e ka dhënë vetë klubi që ka shkruar një Tëitter, ku thekson “Me keqardhje njoftojmë se trajnerin unë Rafa Benitez do të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij, që përfundon më 30 qershor”.
Bentiz e mori drejtimin e Newcastle në mars të vitit 2016, ku si synim në atë kohë ishte mbijetesa, e cila në fakt nuk u arrit. Megjithatë, klubi vendosi të rinovonte me Benitez, duke vendosur si objektiv rikthimin në Premier League, gjë e cila u arrit përsëri në sezonin pasardhës.
Ndërkohë, klubi i ka ofruar më herët rinovimin e kontratës trajnerit nga Mdridi, por palët nuk kanë gjetur një marrëveshje të re për të vijuar bashkëpunimin.
Për këtë arsye është vendosur dhe ndarja e rrugëve më 30 qershor. Është herët për të folur për të ardhmen e Benitez, por me siguri ai do të jetë gati për një projekt të ri futbolli.