Vllaznia-Femra fiton kampionatin e futbollit, shkodranet vendosin rekord

Ekipi i femrave i Vllaznisë është shpallur fitues i kampionatit kombëtar të futbollit për këtë sezon. Femrat shkodrane kanë vendosur një rekord, pasi kanë dominuar absolutisht këtë kampionat, që prej nisjes së tij.

Me trofeun e sotëm, skuadra e Vllaznisë e fiton për herë të gjashtë radhazi kampionatin, në 10 vite organizim të tij. Vajzat shkodrane triumfuan në “Loro Boriçi”, duke mundur Tirana AS me rezultatin 3-1.

Kaq i ka mjaftuar vajzave Kuq e Blu, për të ngritur trofeun, të cilin matematikisht e kishin siguruar javë më parë.

Ekipi Vllaznia-Femra arriti ta mbyllte kampionatin me 66 pikë në 22 javë kampionat, duke mos humbur dhe barazuar asnjë nga takimet, ndërsa në total ka shënuar 149 gola dhe pka pësuar vetëm 3 gola gjatë gjithë kampionatit.

Si kampione e Shqipërisë, Vllaznia do të marre pjesë në turin paraeleminator të UEFA Ëomen’s Champions League. Medaljet dhe trofeun fituesve ia ka dorëzuar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, z.Vasil Bicaj.

Skip to toolbar