Solidariteti me Shqipërinë në këtëo ditë të vështira pas tërmetit, ka qenë i jashtëzakonshëm. Edhe bota e futbollit nuk mbeti pas në nivelin e solidaritetit, ku personalitete botërore, klube futbolli apo federata të ndryshme, iu bashkuan nismës për mbledhjen e fondeve në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
Së fundi, Liga Profesionist e Futbollit në Rumani, i është bashkuar thirrjes së Ambasadës Shqiptare në këtë vend, duke u solidarizuar me popullin shqiptar. Me një njoftim, ambasada shqiptare shkruan se të gjitha ndeshjet e kampionatit në Rumani gjatë fundjavës do të nisin me një banderolë ku shkruhet “Pray for Albania”.
“Liga rumune e Futbollit Profesionist – LPF i është bashkuar thirrjes së Ambasadës për solidaritet me popullin Shqiptar në këto momente të vështira dhe te gjitha ndeshjet e kampionatit rumun te futbollit, të kësaj fundjave, fillojnë me një banderole të mbajtur nga lojtarët, ku afishohet Pray for Albania dhe e-albania.al/donate. Me emocion të vecantë ndoqëm fillimin e ndeshes FCSB dhe Gaz Metan në Stadiumin e Bukureshtit National Arena”, shkruan ambasada.