Gjigandi i teknologjisë Samsung beson se e ardhmja do të sjellë me vete robotë të stilit “Star Wars” që do të veprojnë si “shoqëruesit e jetës”. Këtë fillim viti, Samsung prezanoi pajisjen më të re robotike.
I quajtur “Ballie”, roboti i shpikur nga Samsung është i ngjashëm me një top tenisi, i cili mund të ndjek nga pas në shtëpi. Ky robot, sipas shefit të konsumit në Samsung, H.S. Kim, u shpreh se në 10 vitet e ardhshme bota do të ketë më shumë pajisje robotike për të ndihmuar në punët e shtëpisë.
“Ballie”, është një robot i vogël që mund të kontrollojë pajisjet inteligjente për të ndihmuar në punët e shtëpisë. Kjo pajisje mund të komandojë televizorin, fshesën me korent apo pajisje të tjera elektronike, duke lehtësuar punën e shtëpiakeve.