Sfidojnë “vdekjen” me 204 km/h në Sauk-TEG. Ikin 28 patenta në 4 orë

Tre ditë më parë, një i ri 17 vjeç humbi jetën në një aksident tragjik në afërsi të rrethrrotullimit të TEG. Policia u shpreh se dy mjete ishin duke bërë gara në aksin rrugor të Unazës nga TEG në drejtim të Saukut, ku njëri nga mjetet përplasi një tjetër mjet të parkuar në anë të rrugës. Pasojat ishin fatale, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur.

Pas kësaj ngjarje, Policia Rrugore e Tiranës rrit vigjilencën. Patrullat e përgjithshme, në rreth 4 orë, kanë mbikëqyrur mbrëmjen e të mërkurës lëvizjen e mjeteve në këtë aks rrugor. Rezultati, 28 patenta të pezulluara. Sipas një  njoftimi zyrtar të Policisë, patentat u janë hequr shoferëve të ndryshëm, të cilët përgjatë aksit rrugor Tiranë-Elbasan dhe Saukt-TEG, lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Duket e pabesueshme, por radarët e policisë arritën të regjistronin shpejtësi që varionte nga 140 deri në 204 km në orë. Policia paralajmëron drejtuesit e mjeteve, që të mos “fluturojnë”, pasi në rastin më të mirë i prej gjoba dhe prangat, ndërsa në rastin më të keq përfundon në spital apo më keq akoma… Shpejtësia e lartë  është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në rrugët e vendit tonë.

TiranëRruga 🛣është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës🚑. Vijojnë kontrollet👮♂🚔 parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë ✈dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.140 km/h – 180 KM/h në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:00 deri në 22:00, 🛣✈✈kur fluksi i mjeteve në lëvizje është i madh. Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar🚑.Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë 📸, në dy orë, në rrugën Interurbane Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas janë konstatuar dhe pezulluar 22 leje drejtimi për shpejtësi ✈mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 140 km/h – 180 km/h 🛫, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bej statistike rrugore🚑. familja ka nevoje për TY , jo për fotot dhe videot e tua🙏

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 13. November 2019
Skip to toolbar