Dosja ‘Toyota Yaris”, sekuestrohen pronat dhe llogaritë bankare

Task-Forca e Policisë së Shtetit ka bërë bllokimin e disa llogarive bankare dhe ka vënë në sekuestro disa pasuri të paluajtshme në kuadër të aksionit policor “BIZARK’. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë bërë të mundur sekuestrimin e pasurive të të arrestuarve nga operacioni ‘Toyota Yaris’. Nën sekuestro janë vënë mijëra euro, tokë ranishe, tokë arë, troje e godinë banimi janë vendosur nën sekuestro preventive si pjesa e fazës së  dytë të operacionit të nisur në qershor të vitit të kaluar ku sekuestruan  3.4 milionë euro në portin e Durrësit në një automjet tip “Toyota Yaris”. Pronat dhe pasuritë e sekuestruara janë në pronësi të Alban Mollaymerit, Alfred Vladit, A. D., Gj. C. dhe K. M.

Policia e Shtetit zhvilloi fazën e dytë të operacionit policor “BIZARK”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”, faza e parë e të cilit është finalizuar në datën 24.06.2018 me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në makinën ‘Toyota Yaris”.

Në këtë kuadër u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, duke vënë nën sekuestro preventive disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve të arrestuar në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”, Alban Mollaymerit, Alfred Vladit, A. D., Gj. C. dhe K. M.

Bazuar në Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, u vendosën nën sekuestro pasuritë:

–          Shuma prej 72 000 € Eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet  “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;

–          Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

–          Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

–          Toke Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

–          Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2,  sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e  ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.

Vazhdojnë veprimet procedurale në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për kalimin në administrim nga shteti të të gjitha këtyre pasurive.

Sekuestro pronash? Unë nuk kam asnjë metër tokë

Ish-deputeti Arben Ndoka ka reaguar në mënyrë të menjëhershme lidhur me lajmin se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sekuestro të pasurisë së tij.

Ndoka thotë se këto lajme janë të pabaza dhe se nuk ka asnjë metër toke askund të sekuestruar apo të pa sekuestruar.

“Shpesh herë viteve të fundit që pas angazhimit tim në politikë, akuzat ndaj meje hiperbolizohen. Nuk e di ku janë këto prona që më paskan konfiskuar mua, kur unë nuk kam asnjë metër toke askund.

Pse nuk e dokumentoni me fakte atëherë meqenëse me papërgjegjshmërinë më të madhe postoni lajme të tilla mediokre? Prokuroria mund të sekuestrojë dhe detin Adriatik, por unë nuk kam asnjë metër toke të sekuestruar e as të pa sekuestruar. Nuk ka shans as prokuroria, as portalet, as oficerët gjyqësor profesionist të konstatojnë prona apo firma të falsifikuara që kanë të bëjnë me mua. Akuzat ndaj meje dhe arrestimi im dihet ku e ka bazën..!” – shkruan Ndoka

Sekuestrohet pasuria e ish deputetit Arben Ndoka

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë urdhërin për sekuestrimin e pasurisë së ish deputetit socialist Arben Ndoka.

Pasuria e ish deputetit Ndoka kap një vlerë prej 40 milionë euro dhe përfshin një sipërfaqe prej 300 mijë metër katror tokë në bregdet në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

Sipas prokurorisë e gjithë kjo sipërfaqe toke në bregdet është përfituar duke falsifikuar dokumentet në mënyrë të jashtëligjshme.

Prokurorët e çështjes te Krimet e Rënda janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, ndërsa sekuestrot janë dhënë me vendimin e gjyqtarit Bib Ndreca.

Ish deputeti i PS-së, Arben Ndoka u arrestua gjatë operacionit të koduar “Volvo 4” në vitin 2018 dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.

Skip to toolbar