Tmerr në Selenicë, godet me sëpatë gruan dhe vajzën e xhaxhait

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Selenicën pasditen e të mërkurës. Një 27-vjeçar, me inicialet M.Ç, banues në fshatin Gumenicë të Selenicës, ka qëlluar me sëpatë bashkëshorten dhe vajzën e xhaxhait. Sipas informacionit zyrtar të policisë, mësohet se i riu ka pasur një konflikt për motive të dobëta me dy të afërmet e tij, dhe më pas i ka qëlluar ato me sende të forta.

Mësohet se 27-vjeçari ka përdorur bishtin e sëpatës për të goditur vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait. Menjëherë pas këtij konflikti, të plagosurat janë nisur drejt spitalit për të marrë mjekim, ndërkohë që policia njofton se nuk kanë probleme për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit  M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.

U vra me 7 plumba në Selenicë, kush është 47-vjeçari me 3 emra

Mbrëmjen e së mërkurës u vra në derën e shtëpisë në Selenicë të Vlorës, 47 vjeçari Laver Tozaj i cili u qëllua me 7 plumba, 5 në kraharor dhe 2 në kokë.

Pista e vetme e hetimit është ajo e hakmarrjes që lidhet ngushtësisht me të shkuarën e tij kriminale si trafikant droge, pasi nga kontaktet me banorë të zonës, mësohet se nuk ka pasur asnjë konflikt në fshat.

Viktima Laver Tozaj kishte ndërruar të paktën 3 emra. Ai njihej si Laver Tozaj, më pas e ndërroi në  Xhaferr Tozaj dhe së fundmi në Nikola Ikonomi.

Në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafik droge.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka akuzuar viktimën për trafikimin e 1146 kilogramëve kanabis në drejtim të Greqisë, ngjarje e ndodhur në vitit 2005. Sipas Prokurorisë, ngjarja për të cilën janë të pandehur personat e dërguar në gjykim, ku në krye të listës ka qenë Tozaj, ka ndodhur më 17 mars 2005, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë ku është sekuestruar sasia prej 1146 kilogramë lëndë narkotike marijuanë. Droga ishte ngarkuar në një kamion që kishte si destinacion, kalimin në territorin e shtetit grek.

Ekzekutohet me 3 plumba, në kokë dhe trup pranë shtëpisë, humb jetën në spital

Një 47-vjeçar është ekzekutuar pranë banesës së tij me një plumb në kokë dhe dy në trup, mbrëmjen e të mërkurës në Selenicë të Vlorës. 47-vjeçari është Nikola Ikonomi, nga Selenica, i cili edhe pse ka shkuar i gjallë në urgjencën e spitalit nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve.

47-vjeçari është gjetur nga kalimtarë të rastit dhe është dërguar me urgjencë me makinë privat në spitalin rajonal të Vlorës.

Viktima kishte tre plumba në trup, njëri prej të cilëve e ka kapur në kokë. Plaga në kokë mesa duket ka qenë fatale për 47-vjeçarin.

47-vjeçari njihej gjithashtu nga bashkëfshatarët e tij me emrin Laver Tozaj, pasi i kishte ndërruar.

Ndërkohë Policia e Vlorës është vënë në lëvizje dhe ka blinduar zonën për kapjen e autorëve të këtij ekzekutimi, ndërsa në vendin e ngjarjes janë nisur edhe forcat RENEA. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes për hakmarrje për shkak të të kaluarës së viktimës, i cili dysohet të jetë përfshirë në trafik droge.  

Skip to toolbar